Ermonela Jaho vjen nesër në Tiranë për një koncert bamirësie në kuadër të tetorit rozë (VIDEO)

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kauzën e "Fjongos Rozë" do të vijë në Tiranë për t'iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.

Të gjitha fitimet e koncertit, që do të zhvillohet më 22 tetor në orën 19:00 te salla e Katedrales Ortodokse në kryeqytet, do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Lajmin e ka bërë publike  kryebashkiaku Veliaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se është shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jahoi kthehet në Tiranë.

Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithëve që të mos e humbin këtë koncert, që padyshim do të jetë madhështor ashtu siç vetëm Ermonela di të jetë.

"Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t'iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë. Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse. P.s Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura", ka shkruar  kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ermonela Jaho 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej