Besiktas refuzon 20 milionë euro për Ernest Muçin

Besiktas refuzon 20 milionë euro për Ernest Muçin

Ernest Muçi në dyluftim

Presidenti i Besiktas, Hasan Arat ka thënë së fundmi se ka refuzuar 20 milionë euro nga një klub evropian për Ernest Muçin. Në një darkë me ekipin në Stamboll, Arat edhe njëherë shpreh vlerësimin e tij për 22-vjeçarin e Kombëtares.

"Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Mucin, por unë e refuzova ofertën", citohet të ketë thënë Arat pasditen e djeshme.

Aston Villa në Premier League prej kohësh është duke ndjekur shqiptarin, edhe pse ky i fundit iu bashkua Besiktas në shkurt nga Legia e Varshavës për 8 milionë euro.

Turqi kërkojnë më shumë se 20 milionë euro për ta lënë të lirë shqiptarin, që menjëherë është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e Besiktas. Epo, turqit kanë gjetur "diamantin" e ri dhe pritet të përfitojnë më shumë se 20 mln euro nga shitja e Muçit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë