Eros Dibra dhe Dea Tili të identifikuar tashmë si dy talente të reja shqiptare kanë çelur një ekspozitë të përbashkët të titulluar ”Viewpoint” në Galerinë “Kalo”. Piktori i njohur Gazmend Leka, i cili është edhe pedagog në Akademinë e Arteve, pohon se aftësitë e tyre i ka veçuar që në auditorët e shkollës. “Ata janë dy artistë të rinj që sapo kanë lënë atelienë e Universitetit të Arteve.
Ishin studentë të shkëlqyer. Vite më parë, ata hynë në atelietë e shkollës që të mësonin rregullat e së vërtetës, por dolën nga kjo shkollë duke i thyer ato, e duke ndërtuar rregullat e ‘gënjeshtrës’, rregullat e gabimit, rregullat e së vërtetës së mbrame, rregullat e një bote iluzore, rregullat e qenies që vëzhgon të vërtetën, e botës materiale, për ti përmbysur e për të ndërtuar rregulla të reja, ato të një botë shpirtërore që fshihet thellë në unin e tyre e që sapo kanë filluar ta zbulojnë.
Me pak fjalë shkelën ligjet për ti respektuar e për ti përmbushur”, shprehet Gazmend Leka. Për Eros Dibrën, kjo nuk ishte ekspozita e parë. Pas studimeve në Akademinë e Arteve, Eros ka qenë aktiv në skenën e artit bashkëkohor, duke marrë pjesë në evente të ndryshme. Ai u bë pjesë e programit “Artist in Rezidence” Düsseldorf, bashkëpunim i qeverisë shqiptare me atë gjermane në fushën e kulturës.
Fitues i edicionit XXI të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri”, Eros Dibra paraqiti punimet e krijuara në qytetin e Düsseldorfit. Ai u përzgjodh nga një juri gjermane mes shumë kandidaturave të tjera dhe qëndroi në kryeqytetin e Landit deri në fund të muajit mars.
Ekspozita e tij ‘Plagët – Ëunden“ qëndroi e hapur deri me datë 24 mars. ”Vieëpoint” u cel mbrëmë dhe u ndoq me interes edhe nga Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Hellmut Hoffman dhe Kryetari i Prezencës së
OSBE-së, Florian Rauning. Ekspozita ” Viewpoint”. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 24 prill në Galerinë “Kalo” në Tiranë.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56