Rreth 17 fshatra të njësisë administrative Bicaj rrezikojnë të izolohen gjatë stinës së dimrit për shkak se një pjesë e segmetit rrugor Qafë Kolesjan- Bushtricë është tërësisht e dëmtuar.
Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë rrugë shprehen se në dimër është vështirë të kalosh për shkak të ngricave dhe bores dhe duhen të të marren masa për rehabilitimin e pjesëve të dëmtuara, pasi në të kundërt rrezikojnë që dimrin ta kalojnë të izoluar.
“Në fakt kjo pjesa këtu është shumë shqetësuese, burim aksidentesh. Tani dimri po afron dhe do jetë shumë problem dhe do bëhet edhe më shumë shqetësuese”, thotë një shofer.
“Shumë problem, sidomos për makinat. Se ditën mund t’i shikosh por natën është problem”, thotë një shofer tjetër.
Trupi i rrugës ka çeduar në një gjatësi prej 150 metrash dhe ka dëmtime dhe rrëshqitje serioze për shkak të erozionit nga ujërat nëntokësor. Në këtë gjatësi rruge mungojnë edhe barrierat metalike. Sipas drejtuesit të punimve të firmës kontraktore ky segment rrugor kërkon fonde shtesë për t’u riparuar.
“Një problem që ne e kemi në atë segment rrugor. Ka disa vite që segmenti rrugor në Kolosjan ka një rrëshqitje masive në një gjatësi prej 150 m gjatësi”, thotë Hasan Seferi, drejtues teknik i punimeve.
Më i dëmtuar është segmenti Qafë-Kolesjan-Bushtricë pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi, në pronësi të ARRSH. Kjo rrugë që duhet të mirëmbahet nga firma “Curri” shpk, u shërben qindra banorëve të 17 fshatrave në Kukës e Peshkopi.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
64.2%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 864
Lajme të tjera
-
Temperaturat -10 gradë, në aksin Kukës-Shishtavec rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë, rrugët e qarkullueshme
6 Shkurt, 10:44
-
Zëri i Amerikës: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë
4 Shkurt, 22:44
-
Rritet prodhimi energjisë, Fierza afër kuotës maksimale (VIDEO)
4 Shkurt, 11:45
-
Vrau 31 vjeçarin nga Kukësi për një faturë në lokal, gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobra'-n dhe 5 të tjerët
2 Shkurt, 15:25
-
ZYRTARE/ Ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, Kukësi gjen sulmues në Zvicër
31 Janar, 21:59
-
I dënuar në Gjermani për mashtrim, 45 vjeçari nga Kosova arrestohet në Kukës! Pritet ekstradimi i tij (EMRI)
31 Janar, 13:50
-
51 vjeçari nga Kukësi gjendet i pajetë në një kanal me ujë në Vlorë
31 Janar, 11:56
-
Fantazi nga Italia, Kukësi zyrtarizon afrimin në sulm! Largohet Klejdi Daci
30 Janar, 18:03
-
VIDEO/ Kukësi thyen Tiranën kampione, ikën nga vendi i fundit! Një japonez nderon Bylisin ndaj Kastriotit, të hënën 3 sfidat e tjera të javës së 19
29 Janar, 15:18
-
I dënuar në Gjermani me 3 vite e 3 muaj burg për vjedhje, kapet në Qafë- Morinë 53-vjeçari! Pritet të ekstradohet
26 Janar, 10:11
-
ZYRTARE/ Kukësi gjen sulmues në Portugali, prezanton 24-vjeçarin
25 Janar, 16:25
-
Ura e Madhe e Kukësit me 310 metra gjatësi! Rama publikon pamjet: Pjesë e munguar e Rrugës së Kombit, përfundon në pranverë
22 Janar, 09:30
Erozioni i krimit, truga e shtrat me 3 cm shtres asfalti…HAJNA TË PIST TË VENDIT TË VET…!!!
Përgjigju