/ ATSH / - Zona e Currilave, një nga zonat turistike të bregdetit te Durresit, po shkon gjithnjë dhe më teper drejt shkatërrimit. E gjithë vija natyrale bregdetare është pushtuar nga ndërtimet me leje apo pa leje. Ndërsa kodra ku qëndron edhe fari ka përsuar një ndryshim dramatik vitet e fundit. Për shkak të prerjes së pemëve, dheu rrëshket masivisht sa herë bie shi. Madje, disa ndërtime rrëzë saj sot janë të varrosura nën llucë.
Bashkia e Durrësit edhe pse është vënë në dijeni shpesh herë për situatën alarmante, nuk ka marrë asnjë masë. I vetmi lajm i mire për zonën e Currilave është projekti i Ministrise se Mjedisit per gjelberimin dhe kthimin në nje park natyror te kodrave ne faqen perendimore te bregdetit. Ripyllëzimi po ndihmon edhe në krijimin e një qëndrueshmerie të kodrës që në vitet e fundit nga rreshqitjet masive të dheut, ishte kthyer ne nje zone te rrezikshme.
/Shqiptarja.com