Erozioni gërryen banesat në Gjirokastër, banori: Asnjë interesim nga shteti

Erozioni i tokës vazhdon të krijojë probleme për banorët e fshatit Dropull i Sipërm dhe fshatit Llongo në bashkinë e Gjirokastrës. Terrene të shumta kodrinorë, kanë rrëshkitur si pasoje e erozionit dhe në mjaft raste ato janë shoqëruar me dëmtime të pronave private.

Si pasojë e rrëshkitjeve të  dherave në fshatin Dropullit, është dëmtuar edhe shtëpia e  Kosta Evangjelidhit, i cili shprehet se deri më tani shteti nuk është interesuar për situatën në të cilën ai ndodhet.

Si ky rast, ka me dhjetëra shtëpi që rrezikohen  në Gjirokastër, ndërsa erozioni i tokës është një problem që i shoqëron prej vitesh ku në shumë raste banorëve i’u është rrezikuar edhe  jeta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar