-
Vlorë/ Deti përparon drejt tokës, erozioni rrëzon pishat në Pyllin e Sodës! Specialisti: Ka ndikuar djegia e pyjeve dhe plehrave
Deti ka marrë sipërfaqe të bregut në plazhin e Vjetër të Vlorës dhe zonën e Pyllit të Sodës për shkak të erozionit që avancon nga viti në vit. Sipas specialistit, Simo Ribaj, edhe pse fenomeni është natyror, mund të frenohet disi në mbillen pemë. Po kështu, shton ai zjarret e shumta në pyje e kanë përkeqësuar situatën.
2 Tetor, 16:39 -
Pogradec/ Erozioni u lëvizi themelet, banesat rrezikojnë të bien mbi njëra tjetrën! Familjet kërkojnë ndihmën e bashkisë
Erozioni ka tundur themelet e banesave në lagjen nr.5 të Pogradecit duke rrezikuar që ato të bien mbi njëra tjetrën. Shqetësimi në Report TV vjen nga dy familje, njëra me 10 anëtarë. Kryefamiljarët kërkojnë nga pushteti lokal të ndërhyjë me mure fortifikuese ndaj dherave që rrëshqasin.
29 Janar, 15:21 -
Erozioni detar ‘përpin’ bregdetin e Kunes në Lezhë! Specialisti: Zgjidhja është ndërtimi i dallgëthyesve
Specialistët kërkojnë nga Ministria e Mjedisit të ndërhyjë për të frenuar fenomenin eroziv në rezervatin natyror, Kune-Vain të Lezhës. Gjate dekadave te fundit kanë humbur 362 hektarë tokë në bregdet për shkak të erozionit detar.
18 Janar, 16:22 -
Shëngjin/ Erozioni ‘gllabëron’ bregdetin e Kune-Vainit! Eksperti: Situatë alarmante, rrezikohet infrastruktura
Bregdeti i plazhit të Kunes në Shëngjin, po rrezikohet çdo ditë nga erozioni detar. Në prag të sezonit turistik, deti ka marrë përpara një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës dhe rërës, duke rrezikuar edhe infrastrukturën rrugore.
14 Prill 2023, 17:36 -
Këlcyrë, pamje të frikshme nga erozioni në Katundishtë! Çahet toka, shemben 4 shtëpi, 25 persona në ‘qiell të hapur’, apel për ndihmë
Katër vëllezër bashkë me familjet kanë mbetur pa strehë në Katundishtë të Këlcyrës. Toka ka pësuar shembje masive, duke bërë të pabanueshme shtëpitë e tyre. Përmes mikrofonit të Report Tv apelojnë për ndihmë.
23 Janar 2023, 19:46 -
Erozioni detar ‘gllabëron’ shëtitoren e Kunes në Shëngjin, eksperti i mjedisit në Report Tv: Rrezikohen sipërfaqe të mëdha toke, ja masat që duhet të merren
Shëtitorja e Kunes së Shëngjinit është dëmtuar si pasojë e motit të keq, por ky investim i bërë kohëve të fundit, është problemi më i pakët në këtë zonë. Në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin e Report Tv, Elivis Hila eksperti i mjedisit u shpreh se rrezikohet të merret një sipërfaqe e madhe toke nga deti për shkak të erozioneve
23 Janar 2023, 11:27 -
Erozioni/ Mbillen 800 fidanë në Lezhë, përgjegjësi i pyjeve: Të frenojmë vërshimin e përrenjve në zonat e banuara
Erozioni dhe vërshimi i Përrenjve malor gjatë dimrit është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për banorët në disa fshatra të Lezhës. Bashkia ka identifikuar zonat problematike dhe ka nisur fushatën për mbjelljen e fidanëve të rinj.
23 Dhjetor 2022, 17:35 -
Erozioni gërryen pallatin, familjet jetojnë me vdekjen, 10 vite në kërkim të dëmshpërblimit në Poliçan! Bashkia: S‘kemi fonde
Ky pallat në lagjen Pronovik të Poliçanit ka pësuar dëme të shumta dhe është shpallur i pabanueshëm që në vitin 2012. Shkak është bërë erozioni i tokës, ndërsa tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 i dha të tjera goditje.
4 Prill 2022, 23:10 -
Erozioni rrezikon banesat në fshatin Tresh të Lezhës, banorët: Ka ikur një mal, na ka ardhur dheu në rrëzë të shtëpisë! Shembet rruga, 6 familje të izoluara prej 3 muajsh
Banorët shprehen se erozioni është një fenomen prezent prej kohësh, por që këtë dimër është shfaqur frikshëm, ku i gjithë shpati i kodrës ka lëvizur. 6 familje kanë mbetur tërësisht të izoluara pasi si pasojë e rrëshqitjes së dherave është shembur edhe rruga që i lidh ata me qe qendrën.
5 Shkurt 2022, 09:43 -
Deti 'merr' tokën, Semani dhe Darëzeza më Fier drejt 'zhdukjes'! Erozioni detar shkatërron plazhin dhe pyllin
Plazhi i bregdetit të Semanit dhe Darëzezës çdo vit e më shumë po shkon drejt zhdukjes për shkak të fenomenit të erozionit detar. Banorët ankohen se për shkak të përparimit të përvitshëm të detit drejt tokës dhe brezit pyjor veç natyrës, po dëmtohen dhe bizneset e vogla lokale përgjatë zonës bregdetare.
15 Janar 2022, 15:59 -
FOTO/ Bunkerët e Shqipërisë sërish në vëmendjen e mediave të huaja, agjencia franceze AFP: Po 'gllabërohen' nga deti teksa erozioni përparon në vijën bregdetare
Bunkerët e epokës komuniste të Shqipërisë duhej t'i rezistonin një sulmi bërthamor, por dekada më vonë fortifikimet po gllabërohen nga deti ndërsa vija bregdetare e vendit është goditur nga erozioni.
5 Dhjetor 2021, 22:45 -
Reshjet e shiut, erozioni rrezikon lagjen Varosh në Lezhë (VIDEO)
Nisja e reshjeve të shiut ka shtuar friken për rrëshqitje dherash në lagjen "Varosh"të Lezhës, ku erozioni është shfaqur frikshëm. Prefekti shprehet se nuk duhet të ishte lejuar ndërtimi dhe as legalizimi në këtë kodër, ndërsa banorët apelojnë për ndihmë.
24 Janar 2021, 08:52 -
Erozioni dëmton muret e Kalasë antike të Lezhës, gurët rrezikojnë të zënë poshtë banesat (VIDEO)
Erozioni i vazhdueshëm ka dëmtuar muret e kalasë mesjetare të qytetit të Lezhës. Muret antik të lisusit te lashtë në pjesën veriore kanë rrëshqitur në një gjatësi prej 17 metrash. Disa prej gurëve kanë rënë në pjese e poshtme, duke rrezikuar dhe banesat që ndodhen aty.
19 Tetor 2020, 12:46 -
Erozioni gërryen banesat në Gjirokastër, banori: Asnjë interesim nga shteti
Moti i keq i ditëve të fundit ka rikthyer sërish problematikën e erozionit dhe rrëshkitjeve të tokës në Dropull të Sipërm dhe Llongo të Gjirokastrës. Terrene të shumta kodrinore kanë rrëshqitur, ku në shumë raste ka dëmtuar edhe banesa. Një prej banesa të dëmtuara është edhe ajo e Kosta Evangjelidhit, i cili shprehet se ndjehet i rrezikuar.
1 Mars 2019, 17:02