Maturantët e gjimnazit të Ersekës kanë bojkotuar mësimin. 90 nxënësit, prej 5 ditësh kanë ndërmarrë këtë veprim pasi janë kundër gjuhës së dytë të huaj me detyrim.
 
Zgjedhja e një lënde të dytë të detyrueshme me zgjedhje sipas tyre i penalizon në garën për të konkurruar në universitetet, sepse asnjë fakultet përveç atij të gjuhëve të huaja nuk u jep pikë.
 
90 maturantët janë të vendosur të vazhdojnë bojkotin derisa problemi i tyre të marrë një zgjidhje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com