Ervin Demo betohet pa incidente si kryebashkiak i Beratit, konstituohet edhe Këshilli Bashkiak

Është betuar kryebashkiaku i ri i bashkisë së Beratit, Ervin Demo. Po ashtu në ambientet e kësaj bashkie është bërë  edhe konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Fillimisht me anë të votave të 29 anëtarëve të rinj të këshillit bashkiak të PS dhe një nga Bindja Demokratike u zgjodhën kryetari i këshillit bashkiak Ervini Ceca, dhe nënkryetare Elona hoxha .

Pas zgjedhjes së kryetares dhe nënkryetarit kryetari I bashkisë bëri betimin e tij përpara të pranishmëve.

"Sot duhet kthyer besimi. Për të ardhmen e tyre. Unë besoj fortë që përgjegjësia është që në këtë mandat jo vetëm ta bëjmë këtë istitucion me fytyrë njerzore por duhet të bëjmë kthesën për të kthyer shpresën për të rinjtë" ka deklaruar ndër të tjera Demo.
 


Lajmi kryesor:

Betohen nën himnin grek e shqiptar Toli në Dropull e 6 kryebashkiakë të rinj, Basha: Ideatorët e kësaj farse...në burg


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia