Betohen nën himnin grek e shqiptar Toli në Dropull e 6 kryebashkiakë të rinj, Basha: Ideatorët e kësaj farse...në burg

Vijon konstituimi i Këshillave Bashkiakë të dala nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ditën e sotme janë betuar kryebashkiaku i Devollit ku gjatë ceremonisë është vendosur edhe himni grek si dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës duke mbyllur kështu konstituuimin në këtë qark. Edhe në Berat është bërë betimi i kryetarit të ri si dhe është konstituuar Këshilli Bashkiak.

Po kështu gjatë ditës së sotme në qarkun e Elbasanit u konstituuan tre Këshilla Bashkiak si dhe u tre krytearët e Bashkive, Belsh: Arif Tafani;Librazhd: Kastriot Gurra; Cërrik Andi Salla.

Në Bashkinë Librazhd dhe Cërrik ishte i pranishëm edhe Taulant Balla, i cili me kreun e ri të bashkië përuruan akrepat e orës publike në qendër të Cërrikut, të cilat nuk punonin prej kohësh.

Nga ana tjetër në një kohë ku kryebashkiakët e djathtë kanë deklaruar se nuk do të lirojnë zyrat e tyre deri në zgjedhjet lokale të dekretuar nga Meta, në bashkinë e Cërrikut ka shkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka thënë se i qëndron idesë së tij për të patur zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në një datë por pa Ramën në krye. Në betimin e kryebashkiakëve të rinj të PS nuk janë shënuar incidente edhe pse në Cërrik kreu i opozitës u mblodh me disa militantë. Më pas edhe në Shijak ka bërë betimin Elton Arbana.

Ndërkohë ditën e premte konstituohen Këshillat e Bashkisë, Elbasan, Gramsh, Prrenjas, ndërsa Peqini në datë 17 Gusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Betohet Elton Arbana për bashkinë e Shijakut


Edhe në bashkinë e Shijakut është betuar kryetari, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Elton Arbana.

Arbana ka mbledhur 5391 vota në zgjedhjet lokale, ndërsa kundërshtari i tij nga 'Bindja Demokratike' Arben Pohumi grumbulloi 449 vota. Po ashtu në këtë bashki janë konstituuar anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Ora 15:27
Me himnin shqiptar dhe grek, betohet kryebashkiaku i ri i Dropullit



Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar konstituuimi i Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë ditës së sotme është betuar Dhimitraq Toli si dhe është konstituuar Këshilli Bashkiak. Gjatë ceremonisë u luajt himni grek dhe shqiptar, si dhe ishin flamujt e të dy vendeve. Po kështu kryebashkiaku Toli mbajti fjalë në të dy gjuhët.

Të pranishëm gjatë konstituimit ishin deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo, si dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e prefekti Astrit Aliaj.

Dropulli drejtohej katër vitet e fundit nga një kryebashkiak i PD-së, i cili nuk ishte i pranishëm teksa hyri në zyrë kryetari i ri. Kujtojmë se Dropullit është njësia vendore më e madhe e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Ora 14:23
Betohet kryebashkiaku i Belshit, zgjidhet edhe kreu i Këshillit Bashkiak

Pas, Cërriku dhe Librazhdit edhe në bashkinë e Belshit është konstituuar Këshilli Bashkiak. Në votimet e Këshillit Bashkiak në krye të tij u zgjodh Bujar Blloku.

Pas konstituuimit të Këshillit Bashkiak është betuar edhe kryetari i Belshit, Arif Tafani i PS-së i cili është rikonfirmuar më 30 qershor me rezultat të thellë, 97% kundrejt  Jashar Elezit.

Ora 12:46
Betohet kryebashkiaku i Cërrikut, Basha: Këtu s'ka kryetar, ideatorët e kësaj farse i presin prangat

Në bashkinë e Cërrikut është konstituuar Këshilli Bashkiak. Ky këshill është i përbarë nga 21 anëtar. Në krye të Këshillit është zgjedhur Arben Ruci. Ai është zgjedhur me 16 vota, dy vota kanë qenë të pavlefshme ndërsa tre votues nuk kanë marrë pjesë në votim. Po kështu është betuar edhe kryetari Andi Salla. Salla është betuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Aleks Buda” në Cërrik. Kjo ka ardhur pasi në bashki kryetari Altin Toska që prej orës 08:00 të mëngjesit ka vijuar detyrën që sipas PD është legjitime.

Ndërkohë nga kjo bashki ka qenë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili ka deklaruar se në Cërrik nuk ka kryetar bashkie. Sipas pretendimeve të Bashës kryetari i bashkisë së Cërrikut do të vijë kandidati i PD ku të ketë zgjedhje të rregullta.

Basha ka vijuar që të theksojë se kërkon zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë. 

"S'ka kryetar bashkie këtu, Kryetari i Bashkisë këtu do të jetë kandidati i PD, në zgjedhjet të lira të ndershme, Zgjedhje të parakohshme e vendore në të njëjtën ditë. E sotmja është farsë. Dita do vijë shumë shpejtë që ata që harxhojnë para për këtë farsë do të përgjigjen ligjërisht dhe penalisht ndërsa ideatorët e kësaj i presin prangat." ka thënë Basha. 

Në bashkinë e Cërrikut ka qenë i pranishëm edhe  Taulant Balla,i cili me kreun e ri të bashkisë përuruan akrepat e orës publike në qendër të Cërrikut,te cilat nuk punonin prej kohësh. Balla ka thënë se Cërriku ishte peng i paaftësisë që karakterizonte subjektin politik.

"Është e vërtet se me 6 qershor teksa prezantoni kandidatin tonë dhe prej sot kryetar   ishte që të rivendoste në punë akrepat që nuk punuan shumë të sahatit të Cërrikut pjesë e një projekti të madh ët rilindjes urbane që sot ka mbetur përgjysëm. Besoj është një shenjë e mirë dhe për bashkinë Cërrik. Sahati ka filluar punën. Për 4 vite Cërriku ishte peng I paaftësisë që karakterizon subjektet politike prej nga vinte edhe paraardhësin.. Gjej rastin të falenderoj ata që janë mu duar të bëjnë punë të mira për këët qytet. Në 4 vitet e ardhshme Cërriku do të transformohet.   Dua të ju kujto se partia socialiste nuk qeveris që prej vitit 2011. Kthehemi për të qeverisur këtu me më shumë energji. Qyteti ka mjaft problematika. Mungon infrastruktura. Brënda këtij viti do të bëjmë punime edhe në energji. "

Ndërsa për sa i përke ardhjes së Bashës në Cërrik, Balla ka thënë: "Ardhja në Cërik e Bashës I ka bërë mirë për të kuptuar se zgjedhjet I bën popullit dhe me 30 qershor I ka vendos populli. Por ajo që dua të them sot kryetari I ri I bashkisë menjëherë do të vazhdojë punë. Ne jemi për ta bashkaur cërrikun pasi nuk është I bashkisë së Cërrikut. Të jeni ët sigurt se këtu do të jetë një model bashkimi."

Ora 12:43
Ervin Demo betohet pa incidente si kryebashkiak i Beratit, konstituohet edhe Këshilli Bashkiak

Është betuar kryebashkiaku i ri i bashkisë së Beratit, Ervin Demo. Po ashtu në ambientet e kësaj bashkie është bërë  edhe konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Fillimisht me anë të votave të 29 anëtarëve të rinj të këshillit bashkiak të PS dhe një nga Bindja Demokratike u zgjodhën kryetari i këshillit bashkiak Ervini Ceca, dhe nënkryetare Elona hoxha .

Pas zgjedhjes së kryetares dhe nënkryetarit kryetari I bashkisë bëri betimin e tij përpara të pranishmëve.

"Sot duhet kthyer besimi. Për të ardhmen e tyre. Unë besoj fortë që përgjegjësia është që në këtë mandat jo vetëm ta bëjmë këtë istitucion me fytyrë njerzore por duhet të bëjmë kthesën për të kthyer shpresën për të rinjtë" ka deklaruar ndër të tjera Demo.
 

Ora 12:25
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Librazhdit, betohet kryebashkiaku Kastriot Gurra


Edhe në Bashkinë e Librazhdit është konstituuar Këshilli Bashkiak. Ky këshill ka 16 mandate dhe pas votimit kanë zgjedhur si kryetar, Shefki Bahiti.

Më pas në këtë bashki është betuar edhe kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kastriot Gurra. Ai ka kandiduar i vetëm në bashkinë e Librazhdit dhe ka marrë votëbesimin e 10089 qytetarëve.  


 

Ora 11:59
Gjirokastër/ Betohet kryebashkiaku Golemi, konstituohet edhe Këshilli Bashkiak

Ditën e sotme është betuar kreu i ri i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.  Në krye të Gjirokastrës ai pason Zamira Ramin e LSI-së. Po ashtu në këtë bashki janë konstituuar edhe këshilli bashkiak. Nga zgjedhjet e bëra në këshill është zgjedhur si kryetar Lavdim Hasani. Ndërsa nënkryetare e këshillit bashkiak janë zgjedhur Manjola Shehaj dhe Çiljeta Metaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 02/08/2019 14:16

    Mbaroi Shqiperia ,eshte ne grahmat e fundit .Edhe ata trima qe kane ngelur e kane mendjen si te pasurohen me pislleqe.E vetmja qe i ka ngelur GREQISE eshte qe kusht per hyrjen tone ne BE te kerkojne ndryshimin e emrit sipas oreksit te tyre.PUSHT-TETARET tane jane te gatshem per cdo propozim se miliardat e tyre nuk do preken.NE DJALL GREKE E SERBE DHE SHERBETORET E TYRE KUDO QOFSHIN.

    Përgjigju
  • Lleshi: 02/08/2019 00:07

    Turp per Shqiperine dhe per ata qe jane lene was e bejne kete betim fare e keqe ka mbire whatthe f...k up

    Përgjigju
  • Blabla: 01/08/2019 22:46

    Shteti rrompall

    Përgjigju
  • Sokrati: 01/08/2019 18:25

    Ky Ervin Demo sikur dha doreheqjn para ca kohesh si mashtrues ordiner me plagjaturen e doktoratures. Jo vetem qe seshte prof. por duhej denigruar si figure, kurse keta te PS e percaktoine si kryetar bashkie. Mjere berati, futjani diplomen ne b*** legenit.

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/08/2019 16:21

    Dropullmutat!

    Përgjigju
  • robi: 01/08/2019 13:03

    leshilikes iku per leshdhije me 30 qershor, me 10 gusht mbahen te 40 tat e lesheleise, i perjetshem qofte kujtimi i sharebajgave te leshitmarikes, leshitmonikes, leshitlikes si dhe kujtimi i mitingjeve delirante pompoze tek pallati i sportit . na ishte dikur nje force politike qe quhej lesheli dhe pa enderr se mund te behej force e pare dhe na beri nje mitin pompoz tek Asllan Rusi qe trembi shume shqiptare per nga pretendimet, Tit Shkolleshumi pretendonte te behej kryeminister , fundi i botes dhe mori suxhukun iku per lesh dhije,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja