Bashkitë kanë filluar të kenë një reflektim pozitiv në menaxhimin financiar të të ardhurave të veta dhe transfertave nga pushteti qendror.

Raporti për matjen e performancës bashkiake dhe granti i performacës i ka ndihmuar organet e pushtetit lokal në performacën ekonomike dhe ofrimin e shërbimeve. Ministri i pushtetit vendor, Ervin Demo thotë se detyrimet janë ulur ndjeshëm, ndërsa sfidë mbetet ngritja e një fondi social.

“Në 2024 të ardhurat nga burimet e veta arrijnë në 44.4 mld lekë, ose 1.83% e GDP-së dhe 6.25% e totalit të të ardhurave nga qeveria qendrore. Të ardhurat e vet bashkive janë më shumë se 3-fshi krahasuar me 2015. Sfidë ngritja e fondit social vendos që do t’i mundësojë bashkive ofrimin e qëndrueshëm të shërbimeve që sot kryesisht ofrohen nga shërbimi social shtetëror ose organizata të ndryshme”, shprehet Demo.

Si përfaqësuese e një prej vendeve që ka investuar më shumë për rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor në Shqipëri, ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber tha se e rëndësishme është që nga granti i performancës më shumë fonde marrin bashkitë që performojnë më mirë.

“Sistemi i matjes së performacës dhe granteve tregon mekanizmat që përdoren dhe në BE, ku financimi në bazë të performnacës është një element i rëndësishëm për politikat rajonale. Shqipëria po përgatitet edhe më mirë drejt BE-së. Po shohim një mentalitet të ri, një qeverisje që bazohet tek performanca”, tha Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës.

Mbështetje të veçantë, pushteti vendor në Shqipëri ka marrë edhe nga shteti suedez.

“Qysh prej 2018 Suedia ka ndihmuar Shqipërinë për një sistem modern të taksës mbi pasurinë që do të sjellë më shumë të ardhura për bashkitë. Është thelbësore për decentralizimin fiskal. Mbështetja jonë përmbyllet në dhjetor të këtij viti dhe vitet në vijim do jenë vendimtare për Shqipërinë. Kalimi në kadastrën dixhitale do të jetë moment i vërtetë suksesi, një nga elementet kyce për bashki më të forta dhe Shqipëri më të fortë”, vijoi Niklas Strom, ambasador i Suedisë.

Në vitin 2026-të buxheti për pushtetin vendor është 47.3 mld lekë, 2 mld lekë më shumë se në 2025-ën. Ndërsa sfida e bashkive është rrisin performacën për të garantuar përafrimin e shërbimeve me standardet evropiane, kriter kryesor në procesin e integrimit drejt BE-së. Harta administrativo-territoriale e Shqipërisë dhe kompozimi i bashkive pritet të ndryshojë së shpejti, pasi Komisioni për Reformën Territoriale ka nisur tashmë nga puna.