Aktivisti Ervin Goci: Na takon neve ta çojmë përpara vendin dhe të bëjmë ndryshimin e madh

Aktivisti Ervin Goci: Na takon neve ta çojmë përpara vendin dhe të bëjmë ndryshimin e madh

Ervin Goci

1589820421_ervingoci.JPG

Aktivisti i Shoqërisë Civile gjithashtu edhe pedagogu Ervin Goci është pjesë e protestës për shembjen e teatrit, i cili ka theksuar se liderët politikë të shikojnë hallet e shqiptarëve dhe të mos ulen në tavolinë me mafien. Ai ka shtuar se të gjithë bashkë kanë në dorë ta çojnë vendin  përpara dhe të bëjnë ndryshimin e madh.

"Protesta mund të vazhdojë,  por çfarë mund të bëjmë pas kësaj? Liderët politikë të shikojnë hallet e shqiptarëve dhe të mos ulen në tavolinë me mafien. Ne e kemi mbajtur për 27 muaj këtë. Këtej janë disa centrale bërthamore energjie. Ne kemi kauzën kemi sheshin kemi edhe partë politike opozitare, ju kemi juve qytetarë të thjeshtë. Ne duhet të jemi bashkë na takon neve ta çojmë përpara dhe të bëjmë ndryshimin e madh. Ata janë disa kufoma politike por do t'i vrasim me qytetari dhe me kulturë", është shprehur Goci.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit