Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji të enjten ka lajmëruar kthimin e disa personaliteteve të Partisë Demokratike të rrethit të Korçës. Sipas Salianjit, pas kontributeve të pandërprera në vite ata rikthehen në degë për të dhënë më tej kontributin e tyre.
Salianji shkruan në rrjete sociale se askush prej të rikthyerve nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe, por që me eksperiencën dhe njohjen që kanë të kontribuojnë në Partinë Demokratike. Sipas tij, demokratët kanë identitet të fortë, përkatësia i bashkon nga çdo ndasi dhe koha është për bashkim të çdo kontributi.
"Kënaqësi e veçantë që pas kontributeve të pakdërprera në vite rikthehen dhe në degë për të vazhduar ndihmën aktivisht ish kryetarët e degës Korçë në vite dhe ish kryetarët e bashkisë të zgjedhur nga PD. Askush nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe por me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD dhe i japin Partisë Demokratike.
Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagod ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë… Demokratët kanë identitet të fortë, përkatêsia i bashkon nga çdo ndasi. Koha është për bashkim të çdo kontributi. Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala", shkruan Salianji.
Lajmi kryesor:
Pas 'shkërmoqjes' së PD-së, mbërrin Salianji në Korçë, demokratët takim: ‘Të dorëhequrit’, të panjohur për degën! Drejtimi nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.5%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2858
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10