KORÇË- Për degën e Partisë Demokratike, të dorëhequrit e pak ditëve më parë nga strukturat janë të panjohur për degën e Partisë Demokratike në Korçë. Kështu bënë të ditur përfaqësuesit e mbetur të PD-së në Korçë gjatë takimit në selinë e degës së kësaj partie, të cilët zhvilluan një aktivitet masiv, 315 kryetaret dhe sekretaret e seksioneve si dhe kryetaret e Grupseksioneve.
Me udhëzim të Partisë Demokratike është vendosur që drejtimi i degës së Korçës deri në muajin shtator të drejtohet nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike. Në këtë takim, ku mori pjesë edhe deputeti Ervin Salianji, u komanduan drejtuesit e rinj në 15 seksionet qe ka mangësi.
“Të dorëhequrit” disa kanë qenë kandidate zyrtare ne parti te tjera ne 25 Prill, disa të panjohur për degën, ata që kanë kontribut janë kontaktuar dhe do vazhdojnë të jenë aktivë Nga 146 seksione qe ka dega Korçë në 15 seksione pati “dorëheqje”, u komanduan sipas statutit deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te tjera. Dega vazhdon me normalitet të plotë dhe të përditshëm aktivitetin e saj.’- u tha gjatë mbledhjes së PD-së.
Deputeti Ervin Salianji deklaroi se dega e Korçës vijon punën për ristrukturimin e saj, duke kujtuar se nga 146 seksione, vetëm në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje.
“Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakrificash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike në Korçë. Pa diskutim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërkesa? Të dëmtohet PD në opozitë?”- tha Salianji.
Pas largimit të ish kreut të PD dega Korçë, Andrea Mano dhe 14 anëtarë të Kryesisë së kësaj dege, dhanë dorëheqjen edhe 51 drejtues të strukturave të degëve.
Më 27 korrik në PD e Korçës dhanë dorëheqjen ish kryetari i kësaj dege, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë, të cilët gjithashtu hodhën akuza ndaj Bashës pasi e ktheu PD-në në një parti ku mbizotëron arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit.
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji të enjten ka lajmëruar kthimin e disa personaliteteve të Partisë Demokratike të rrethit të Korçës. Sipas Salianjit, pas kontributeve të pandërprera në vite ata rikthehen në degë për të dhënë më tej kontributin e tyre.
Salianji shkruan në rrjete sociale se askush prej të rikthyerve nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe, por që me eksperiencën dhe njohjen që kanë të kontribuojnë në Partinë Demokratike. Sipas tij, demokratët kanë identitet të fortë, përkatësia i bashkon nga çdo ndasi dhe koha është për bashkim të çdo kontributi.
"Kënaqësi e veçantë që pas kontributeve të pakdërprera në vite rikthehen dhe në degë për të vazhduar ndihmën aktivisht ish kryetarët e degës Korçë në vite dhe ish kryetarët e bashkisë të zgjedhur nga PD. Askush nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe por me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD dhe i japin Partisë Demokratike.
Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagod ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë… Demokratët kanë identitet të fortë, përkatêsia i bashkon nga çdo ndasi. Koha është për bashkim të çdo kontributi. Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala", shkruan Salianji.
Me ben pershtypje si trajtohen nga PD ata qe bene doreheqjen,si te panjohur.Edhe ne diktature,po te ishe /armik i popullit e partise/,jo te gjithe te flisnin,disa te trajtonin si /te panjohur/,nuk te flisnin as me goje,ose kthenin koken,ose rrugen po te te shikonin.Por duke pare akoma ne drejtimin e PD,figura si Salianji,apo Mziu,etj,nuk cuditesh qe demokratet nuk duan me te sakrifikojne.Perse te sakrifikosh,per nje kryesi qe vegjeton prej 30 vjetesh?! Perse te sakrifikosh,qe te vendoset prape Salianji deputet,dhe pastaj te te vije dhe te te jape leksione per sakrifica?!Sa per ata qe do shkojne te rindertojne degen e shkrire,por qe nuk kerkojne privilegje,me kujtojne kuadrot ne kohen e Xhaxhit,qe shkonin ne pune fizike,aksion,ose dergoheshin te jepnin pervojen e tyre neper rrethe,per nje kohe minimale,p.sh.nje muaj,ose nje dite.Ata nuk kishin pse kerkonin privilegje,se i kishin dhe nuk i humbnin,nuk ishin si ata qe transferoheshin.Mbaronin detyren qe u caktohej dhe pastaj ktheheshin ne vendet e tyre te rehatshme.
PërgjigjuPo te gjithe plehrat dhe ndyresirat e kombit shqiptar jane mbledhur e vegjetojne ne kete zgjebe gjoja parti pd, qe ne fakt e ne te vertete eshte veçse nje Organizate Kriminale Super e Poshter e djallezore, me dykembeshat me te degjeneruar te te gjithe globit...
PërgjigjuEshte nje bande e poshter kusaresh hajdutesh e kriminelesh.
Ky kelyshi i presidhjerit(kusheri nga gjyshet me like pordhen) ka marr urdher t'i ngrej opoziten pd-lsi, kokkatrorit te cepanit. Po ce do o hajdut opoziten, ti e saliani yt,o ne rec,o ne arrati do perfundoni, po qe se nuk vret veten per inat te "hasmit"
PërgjigjuBravo Pd-ja.Aty afer ka dhe nje çerdhe dhe kopesht femijesh,te gjithe jane antare te Pd-es,mund ta zgjedhe kryetarin aty.
Përgjigju