TIRANE- Gjykata e Lartë cakton datën për të shqyrtuar rekursin e Salianjit
Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kundërshton vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm që e dënoi atë me 1 vit burg për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”.
Relatori i çështjes është Sokol Binaj i cili ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.
Ish deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024 ndodhet në burgun e Fierit, pasi Apeli la në fuqi të vendimit të shkallës se parë.
Togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se vëllai i ish minsitrit të brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024, një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, të 18 dhjetorit 2019, e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg.
Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Më 15 Tetor 2024, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg. Tre gjyqtarët Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda, refuzuan lirimin e Salianjit, që prej më shumë se 4 muajsh po vuan dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjthshëm.
S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
28.8%
-
Pak
59.9%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 1579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror, Ajola Xoxa rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon kthimin e telefonit të sekuestruar
5 Shkurt, 11:23
-
Me çizme nëpër llucë! Rreth 1 mijë banorë në Cakran të Fierit vuajnë për 2 kilometra rrugë: Kjo është fytyra e shtetit
4 Shkurt, 17:01
-
Fier/ Kreu veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur dhe e kërcënonte se do e vriste, dënohet me 5 vite burg autori
4 Shkurt, 12:17
-
Historia e trishtë e vdekjes së dy vëllezërve në Mallakastër/ Humbën jetën njëri pas tjetrit në të njëjtën ditë, u gjetën pas 5 ditësh
4 Shkurt, 11:01
-
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)
3 Shkurt, 19:44
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Mallakastër/ Dy vëllezër të moshuar gjenden të vdekur, jetonin vetëm (EMRAT+VIDEO)
3 Shkurt, 11:32
-
'Metamorfoza'/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka tjetër padi në Kushtetuese, kërkon heqjen e sekuestros së SPAK ndaj 390 mijë m2 truall! Çështja kalon për shqyrtim
2 Shkurt, 20:49
-
Fier/ I riu u arrestua se dogji një makinë, zbardhen detajet: I vuri flakën mjetit të kushëririt, e bullizonte
2 Shkurt, 13:32
-
Shkak emigrimi, rritet numri i kërkesave për divorc në Fier, 780 çifte në dyert e gjykatës për t'i dhënë fund martesës gjatë 2024-ës
2 Shkurt, 11:37
-
Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, në pranga i riu në Fier! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI+ VIDEO)
2 Shkurt, 09:34
-
Rrapet e thara rrezikojnë banorët në periferi të Fierit, drejtori i ADZM: Do t’u hiqet statusi ‘Monument Natyre’
1 Shkurt, 15:52