'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve

'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve

Gazment Bardhi

TIRANË- Bisedat në të cilat përmendej nga bosë të krimit emri i Gazment Bardhit, janë të manipuluara, tha zyrtarisht SPAK në një njoftim, duke sqaruar se nuk rrjedhin nga zbardhje që hetuesit i kanë bërë mesazheve nëpërmjet aplikacionit të koduar, Sky ECC.

Në një reagim publik SPAK thotë se është vënë në dijeni se mesazhe të tilla i kanë shkuar disa politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit, përmes aplikacionit të koduar Signal, aty ku i mbërriti edhe kreut të PD-së Gazment Bardhi. SPAK thotë se ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

"Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara", njoftoi sot SPAK. 

Pasi SPAK konfirmoi se bisedat janë të manipuluara, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi tha në një prononcim për mediat se ishte një tentativë për ta bërë pis, por e vërteta doli.

"Me rrugë institucionale, ajo që u kam thënë ditën që kam dalë nga SPAK se prokuroria më konfirmoi se bisedat janë të sajuara, sot SPAK e ka konfirmuar me një njoftim zyrtar. Ka politikanë të lartë të mazhorancës që dihen për lidhjet me krimin, që janë vërtetë në dosjet e SPAK të përmendur për bashkëpunimin me krimin. Kishte një tentativë për të bërë pis cilido që ka vendosur të thotë të vërtetën. Gjëja e mirë e këtij zhvillimi që u shpërnda për propagandë, brenda një jave mori përgjigjen e merituar. S’mund të fshihen lidhjet e Ramës me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe", tha Bardhi. 

Në mesazhet për të cilat Bardhi kërkoi ndërhyrjen e SPAK duke thënë se i janë dërguar për shantazh, pretendohej se Ervis Martinaj kishte porositur Erigers Mihasin,  i vrarë në Tiranë në nëntor 2021, t'i jepte 100 mijë euro Bardhit me porosi të Shkëlzen Berishës. 

Bisedat i kanë mbërritur Bardhit në Signal, për të cilat SPAK thotë se janë të manipuluara

Kodi i Sky ECC që pretendohet i Ervis Martinaj – NP8LS4

Shkon dot deri te zyra të marrësh 100 mijë euro. T’i çoje deri te M**** (emër hoteli në Tiranë) t’ia jepje Gaz Bardhit. Bëji telefon në Signal kur të jesh aty, që të ulet t’i marrë.

Kodi në SKYECC që pretendohet i Erigers Mihasit – TI8I2F –

Po pse po ju jep kaq shumë se këta nuk do vijnë kurrë në pushtet

Kodi në SKYECC që pretendohet i Ervis Martinaj – NP8LS4

Po çfarë t’i bëj Zenit se për këtë s’po e rruaj k****. Fola me të (me Bardhin nënkuptohet) i do për fushatë. I thashë edhe për grupin e shoqërimit që e paguaj unë.

Kodi në SKYECC që pretendohet i Erigers Mihasit – TI8I2F

Ja dhashë, të fala bëri. Ishte optimist për fitore

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/10/2024 01:39

    /KASEM/,jam dakord pjeserisht me ju.SPAK-u nuk mund t'a quaje te fabrikuar dicka thjesht se nuk ka dale nga dekodimi i bisedave ne Sky-ECC.Mund te jete i fabrikuar,por mund te jete edhe i vertete,dale nga ndonje menyre tjeter komunikimi.S.d.q,e leme te hapur mundesine qe mund te jete vetem fabrikim,por duhet hetim i thelle deri sa te gjendet origjina nga kane dale.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 09/10/2024 13:40

    Nuk duhet ngutur ne konkluzion,AQ me teper nga organi qe heton.Qe kjo bisede pretendohet per vitin 2021 ,nuk do te thote se sot qe eshte publikuar eshte e pavertete ose e manipuluar.Je ne proces hetimin dhe nuk eshte e drejte,nuk eshte professionale te konkludosj per manipulim.Une mendoj se eshte bisede e vertete ,e zhvilluar para tre vjetesh ,qe nuk ishte zbuluar per ato faktire qe dihen.Sot keni thene ,madje shtypit eshte mbushur Plot ,se vite e vite te shkuara ,x apo y ne ato kalalet sekrete Kane biseduar me kriminelet ,Duke i bere Edhe fakt te kryer.Ato qe do SPAK qenkan te verteta,ato qe nuk do i shpall Brenda dites te manipuluara Ky nuk eshte profesionalizem,por mashtrim.

    Përgjigju
  • Niku: 09/10/2024 13:24

    Nuke heqin dore keta fashista nga skenari Babale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë