Erzen Breçani pezullohet nga
detyra, i tha Ramës: Hitle

Erzen Breçani pezullohet nga<br />detyra, i tha Ramës: Hitle
TIRANE- Zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është pezulluar nga detyra, pas publikimit të statusit në rrjetin social “Facebook” disa ditë më parë.
 
Pezullimi i tij vjen pas publikimit të tij kundër kreut të PS, Edi Rama, ku dhe bënte thirrje për rrëzimin e tij dhe e etiketonte Edi Ramën "Hitler" apo "Enver i dytë".
 
Zv.drejtori i Policisë, Erzen Breçani u pezullua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe ky është pezullimi i dytë nga detyra brenda pak muajsh.
 
Disa muaj më parë, Breçani u pezullua për dhunë ndaj një operatori televiziv.
 
Ndërsa lidhur me statusin e publikuar në rrjetin social “Facebook”, Breçani ka mohuar këtë fakt, duke thënë se s’e ka shkruar vetë.
 
Burgaj ka urdhëruar hetim për këtë mesazh në FCB të Erzen Breçanit.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, thuhet se pezullimi nga detyra i zv/drejtorit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani, është bërë për një afat 1 mujor.
 
“Lidhur me rastin e bërë publik nga media, që bën fjalë për një postim në faqen personale të “Facebook” të Erzen Breçanit, dje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin nga detyra, për një afat 1 mujor, të Zv/Drejtorit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani. Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë në shqyrtim rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë