‘Erzeni surpriza Superligës, por ne kemi më shumë cilësi!’ Trajneri i Kastriotit: Ndeshjet në Elbasan na penalizojnë

Kampionati shqiptar i futbolli ka hyrë në një fazë vendimtare, pasi për secilin ekip kanë mbetur edhe 8 ndeshje për të arritur objektivat. Një nga ato që fitorja u duhet me patjetër është Kastrioti i vendit të fundit, që të shtunën luan në Durrës kundër Erzenit, ekipit që renditet në vendin e pestë.

“Erzeni pa frikë këtë vit mund të quhet surpriza e kampionatit. Ajo që do e bëjë me patjetër diferencën këtë ndeshje është niveli i ekipit tim. Niveli i cilësisë. Unë mendoj se kam ekip më të mirë, më cilësor”, tha Emiliano Çela, trajner i Kastriotit.

Për shkak të kërcënimit të arbitrave Kastrioti në vijim nuk do ta luajnë më asnjë ndeshje në Kamëz, pasi stadiumi nuk i plotëson kushtet e sigurisë sipas FSHF-së.

“E dhimbshme është sepse populli i Krujës, sportdashësit meritojnë një stadium. Meritojnë që ekipi i Kastriotit të luajë në shtëpinë e vet. Kjo patjetër që ka kosto për klubin. Kosto ekonomike dhe kosto në pikë që ndikojnë në renditje”, tha ai.

Po të shtunën në program është Bylis-Teuta, ndërsa të dielën do luhen 3 sfidat e tjera. Partizani që kërkon të rikuperojë për kreun luan në transfertë kundër Laçit. Kukësi do të presë në shtëpi Vllazninë që sapo është kthyer te fitoret, ndërsa Tirana kryesuese do kërkojë të mos bëj hap fals kundër Egnatias, ekipit që aktualisht renditet në vendin e tretë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar

Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar