Esat Oktrova, Vitet e arta të
regjisorit në teatrin “Migjeni”

Esat Oktrova, Vitet e arta të<br />regjisorit në teatrin “Migjeni”
Esat Oktrova (28 prill 1930 – 21 mars 2001) ishte regjisori i tretë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Më pas pati dhe një periudhë që shijoi edhe postin e Drejtorit të këtij teatri.  Ndryshe nga dy regjisorët e mëparshëm, Andrea Skanjeti e Lec Shllaku (“Artistë të Popullit”), ai vinte nga një shkollë zëmadhe teatri, vinte nga Teatri Artistik i Moskës, ku regjia, interpretimi aktorial, vlerat artistike kishin arritur dimensione të papara. Vinte i mbarsur me mjeshtërinë e Kostandin Stanislavskit. Po, ishte e vërtetë!.. Esati u diplomua për regjisor në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS në Moskë (më 1959 në Bashkimin Sovjetik), dhe kishte pasur pedagog nxënësin e Stanislavskit, Zavatckin.

Vinte i mbarsur me zërin gjenial të Aleksandër Moisiut, i cili ishte artisti i parë në Evropë, që interpretoi rolin e Fedias nga “Kufoma e gjallë” e Tostoit (ndonëse Esatit i mbeti ëndërr e thyer për të ngjitur në skenë “Kufomën e gjallë”).
     Ishte viti 1961 kur Esat Oktrova trokiti në portën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Ajo trokitje kishte tingëllimën dhe ngjyrën e një ‘fryme të re’ në fushën e teatrit. Talenti dhe shpirti i tij fisnik do të bënin që për të “të çeleshin arkapijat”. Kështu që ardhjen në qytetin Verior nuk e quajti si “humbje”, por diti ta vlerësojë, sepse dinte të vlerësonte. Ky vlerësim e kjo dëshirë në teatrin “Migjeni” i dhanë rezultate të shkëlqyera, sepse teatri në atë kohë kishte aktorë me emër.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri