“La France” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit, të zhvilluar asokohe në Napoli me redaktorin e “La Tribuna”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ngjarjet në Shqipëri
Intervistë me Esat Pashën

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Napoli, 24 maj. – Esat Pasha, i intervistuar nga një redaktor i “La Tribuna” protestoi ashpër kundër akuzës së drejtuar ndaj tij për një organizim komploti :
“Çështja fetare, tha ai, është shkaku kryesor i ngjarjeve të fundit : Pasi Austria ka favorizuar veçanërisht popullsinë katolike, myslimanët favorizojnë influencën italiane. Ndërsa ata që thërriten “nacionalistë shqiptarë”, janë përfaqësuesit më entuziastë të partisë xhonturke. Këta janë kundër përhapjes së influencës italiane dhe austriake. Gjithsesi, unë duhet të shtoj se këta janë shumë pak në numër. Unë nuk mendoj se kthimi i Turkhan Pashës në Shqipëri do të qetësojë shpirtrat, sepse, para nisjes së tij, Turkhani pati shprehur qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen.”
Esati shtoi se, pak javë para arrestimit të tij, protesta (ankesa) nga rrethet e Dibrës dhe Matit i ishin drejtuar ministrisë shqiptare kundër ardhjes së një princi të krishterë. Esati nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi këtyre protestave./Darsiani.com/
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.4%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 772
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre
26 Mars, 20:40
-
Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë
24 Mars, 17:47
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)
22 Mars, 22:43
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
15- vjeçarja u zhduk 3 ditë në Francë! E ëma flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime kishte 3 vite që bullizohej, shkolla nuk reagoi asnjëherë
19 Mars, 16:48
-
Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal
18 Mars, 12:21
-
Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris: Vajza është rikthyer te familja, gëzon shëndet të plotë
17 Mars, 15:09
-
Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar
10 Mars, 13:46
-
Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore
9 Mars, 21:50
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
‘Rusia është kërcënim për Europën’ - Medvedev pas fjalimit të Macron: Ai do të zhduket përgjithmonë
6 Mars, 14:34