Escobar pas takimeve në veri të Kosovës: I kemi parasysh shqetësimet e serbëve, pasi 1 shtatori po afron

Escobar pas takimeve në veri të Kosovës: I kemi parasysh shqetësimet e serbëve, pasi 1 shtatori po afron

Gabriel Escobar

1661425384_64005bac88c5817d7549b214ee91d3751b35.jpg

SHBA-të i kanë parasysh shqetësimet e kryetarëve të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe krerëve të Listës Serbe në kohën kur 1 shtatori, dita e rifillimit të implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targat dhe kartat e identitetit po afron.

Kështu u shpreh i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas përfundimit të takimit që ai pati me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Veri të vendit.

“Unë vetëm dua të them se ne e kemi parasysh shqetësimet e përfaqësuesve të serbëve. Tash do të vazhdojmë për në Beograd, shpresojë se do të jemi në gjendje të bëjmë një njoftim për media në Beograd më vonë sot”, tha Escobar.


Lajmi kryesor:

Tensionet për targat, Lajçak dhe Escobar takojnë serbët në veri të Kosovës


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja