Është bërë pjesë e 'revolucionit' të Berishës, Flamur Noka: Basha ilegjitim, ne jemi shumica absolute! Kuvendi do të mblidhet, ata që janë me kryetarin janë detyruar

TIRANË-Për Flamur Nokën, një prej deputetëve të Partisë Demokratike që i është bashkuar lëvizjes së Ish-liderit Sali Berisha kundër kryetarit të partisë, Lulzim Basha është ilegjitim.  

"Kryetari duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturit proamerikanizëm të kryetarit dhe të shpallë anëtarësinë antiamerikane. I bëra me dije se Kongresi i PD do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së anëtarëve të PD. I bëra me dije se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e  anëtarëve të PD për tu shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet", tha Noka.

I pyetur nëse ka frikë nga 'hakmarrja e Bashës', Noka tha se kjo nuk është një lëvizje për fatin e tij.

"Unë kam 30 vite në këtë parti. Nëse nuk do kisha hyrë këtu do të isha një mjek dhe nuk do të kisha asnjë kokëçarje, kam sakrifikuar këto 30 vite! Ajo që më dhëmb mua është fati i Partisë Demokratike. Lulzim, Basha me atë vendim i dha një goditje fatale PD-së dhe i vetmi njeri i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama. Ndaj nuk ka të bëjë me karrierën individuale të Flamur Nokës", tha ai, duke nënvizuar se asnjë përplasje dhe asnjë përçarje nuk do të ketë.

"Shumica absolute janë kundër vendimit të kryetarit të partisë, kjo ishte arsyeja pse ai nuk u konsultua me institucionet por pati një vendimmarrje individuale.   Kushdo që ka dalë në krah të Bashës ka qenë i detyruar, ka dalë i zverdhur", tha Flamur Noka, i cili në fund nuk harroi të nënvizojë se sipas tij ambasada e SHBA gjatë gjithë kësaj kohe ka mbështetur Edi Ramën dhe jo Lulzim Bashën. 

Në të gjitha daljet e fundit publike kryedemokrati Lulzim Basha e ka bërë të qartë se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nuk ka kthim pas dhe se nuk do të lejojë mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar të PD. Basha ka theksuar se sipas tij aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA nuk mund të cenohet dhe se është gjithmonë në punë në interes të demokratëve dhe shqiptarëve. Kujtojmë se Sali Berisha ka nisur aksion politik  brenda PD kundër dhe kërkon të mbledhë edhe 1500 firma të Kuvendit Kombëtarë për referendum brenda partisë. Debatet e nxehta të zhvilluara  në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD kanë treguar edhe një herë ndarjen e madhe të Bashës me disa prej deputetëve të tij që mbështesin hapur Berishën. 

 

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Iris: 24/09/2021 00:43

    Ah more Flamur partie,perdor logjike apo jo? Basha u detyrua te vepronte ashtu sepse Sala nuk ka per t'u shkulur kurre dhe ju nuk doni t'a shkulni.Po t'ju pyeste lukunine tuaj,juve jo vetem qe nuk do pranonit,por do kerkonit dhe shpjegime qe nuk eshte i lejuar t'jua jape dhe po te merrte leje,mund te krijonte dy situata:1-Do krijonte padashje akoma me fanatike te doktorit.2-Do te detyrohej te jepte shpjegime,per te cilat ju do te urrenit Salen qe i beri,do te urrenit Bashen qe ua tha,dhe ne fund do urrenit dhe veten qe pyetet,qe deshet shpiegime.Sepse e atille eshte dosja e Sales.

    Përgjigju
  • albanistani qe duam: 23/09/2021 11:51

    ti beje SPAku nje kontroll te hollesishem ketij zoterise e do shohe si do rrokollisen parate e vlerat e patundshme , ky ishte dhe eshte nje ushtar kamikaz i sali portopapes le qe per doktor ky pret e te rrun te poshtmet

    Përgjigju
    • god bless usa: 24/09/2021 09:03

      ca ka prodhue sali rrumpalla , njerez te tille iu doshin saliut per te mbajtur albanistanin ne varferi e mjerim keta te gjithe duhen te hidhen ne nje grope te madhe ku hidhen plerat e qytetit dhe te mbulohen njeher e mire qe as fara mos ti mbetet .

  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/09/2021 11:18

    O Flamur pa bisht ti sdi me fol jo më të bësh zi politik o bishtuku Falmuri pa bisht. Mjer Shqipria që ka të till politikan me ktë lloi niveli 0

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Nis puna për 'Defender 2023', Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria, gati të shërbejë sërish si vend pritës i stërvitjes më të madhe