Është e thjeshtë, krijoni një alternativë të së Djathtës?!

Është e thjeshtë, krijoni një alternativë të së Djathtës?!

Mark Marku dhe Lulzim Basha

Me gjasa, Mark Marku kurrë nuk ka njohur kaq ‘miq’ sa në këto momente kur bëri të njohur tërheqjen e tij nga mandati i deputetit dhe strukturat e PD-së. Do të jetë bash e vështirë për të sepse investoi kohë, energji dhe shpresë në një projekt, që megjithë angazhimin e tij total dhe të pakompromis, rezulton një i pashpresë. Mbi të gjitha shumë amorf për të ndjekur shpresën e madhe të demokratëve dhe gjithë shqiptarëve për ndryshim. Kjo u konsumua gjatë të gjithë ditës së dorëheqjes së tij bashkë me të gjithë vlerësimet duke e krahasuar deri në daljen e jashtëzakonshme të Dritëro Agollit në Kongresin e PPSH-së, kur u tregoi kolegëve të vjetër honin drejt nga ku ishte nisur asokohe partia e vetme e shqiptarëve. Mark Marku në kushte kjo të njëjta, pasi në fillim të viteve ’90 ishte Partia Demokratike që e kanalizoi energjinë e shqiptarëve për hedhjen e komunistëve (një trend që në fakt ishte jashtë politikës), tregoi në verën e 2021 në një Kuvend gati pa fizionomi batakun që e pret PD-në nëse ndjek këtë udhë, ku po e çon lidërshipi i zotit Basha.

Të gjithë mëtonjësit për vendin e kryetarit të PD-së por edhe zërat e tjerë përreth zotit Mark për momentin po rrinë të kujdesshëm dhe duket se duan të presin zhvillimet e Këshillit më 30 Gusht dhe pastaj ndryshimet e shtatorit për të vendosur. Siç ndodh rëndom tek ne. Gjithsesi, kurajo është ngjitëse shumë më tepër sesa mashtrimi që u pëlqen të përcjellin shumë nga anëtarët e sotëm e të PD-së. Për Markun shkon fjala e Mark Twain se: “Është më e lehtë të mashtrosh njerëzit sesa t’i bindësh ata se janë mashtruar”. Ai e kuptoi mirë këtë dhe ndaj u largua me dinjitet, sepse ishte e pamundur t’u tregonte njerëzve përmasat e mashtrimit.

Problemi mbetet tashmë me pjesën e mbetur ose me masën e madhe dhe jo të pakët të ankimtarëve për strukturimin e PD-së. Ka ardhur koha që të krijojnë një alternativë të re, bash atë të Djathtë konservatore ose liberale, që kërkojnë t’i përshtatet elektoratit të madh shqiptar. Nuk mundet të kërkohet vazhdimisht reformimi i Partisë Demokratike dhe të atakohet Basha, kur shikohet se ai dhe partia e Demokratëve nuk duan që të reformohen. Në letrën e Mark Markut shpjegohen shumë e shumë gjëra, por më shumë nga të gjitha pamundësia e PD-së me këtë lidërship, që të sjellë një frymë të re demokratike. Me këtë janë thënë të gjitha, ndaj tashmë për të gjithë kritikët që po e humbin energjinë me Bashën dhe njerëzit e tij, ka ardhur koha t’i drejtohen alternativës dhe krijimit të një formacioni krejt ndryshe. Dhe, jo të flasin me ex-cathedra. Terreni të nxjerr shpesh zbuluar. Me sa duket, Partia Demokratike nuk është më vendi i shpresës së Të Djathtëve të vërtetë shqiptarë. Dhe, këtë e kuptoje sot nga ajo mbështetje jo e pakët që Marku mori ngado për aktin e tij politik-qytetar. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Henri: 29/08/2021 00:45

    Ide e bukur. Me mire do qe "krijoni per here te pare nje te djathte". Se nga 44 e ketej vetem te majte kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion