“Është e turpshme”, Rudina bën ‘për një lek’ të ftuarin që e mashtroi me piktura interneti: Jam mëkatar dhe kam gabuar

“Është e turpshme”, Rudina bën ‘për një lek’ të ftuarin që e mashtroi me piktura interneti: Jam mëkatar dhe kam gabuar

Rudina Magjistari dhe Edlir Reka

Prej disa ditësh qarkullon në të gjitha rrjetet sociale lajmi se një i ftuar mashtroi moderatoret Rudina Magjistari, dhe Bieta Sulon duke u shtirur si një piktor i njohur që kishte fituar çmime në Rusi. Piktori i ri pretendoi se kishte fituar çmimin e parë të një konkursi në Moskë, por dikush me koment në Instagram zbuloi se piktura i përkiste një artisti të huaj.

Kaq mjaftoi që të zbulohej se, pothuajse të gjitha pikturat e publikuara në Instagram-in e tij ishin fotomontazh, dhe sigurisht kjo gjë ndikoi edhe në imazhin e moderatoreve shqiptare që e ftuan në studio për ta promovuar. Pasditen e sotme Reka erdhi sërish në studion e  emisionit “Rudina” për të treguar të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

“Aq sa jam unë i tronditur, s’besoj të jetë dikush tjetër. Nuk është aspak e lehtë të lexosh portalet, vritesh shpirtërisht dhe thua ‘Pse mua më ndodhi kjo gjë’. Zanafilla filloi nga adresa false, që komentoi në Instagram. Piktura i takon një personi tjetër, është e vërtetë. Kërkoj ndjesë, ndihem shumë keq, që nuk jam shpjeguar siç duhet,”- tha Edliri në fillim.

Ndërkohë moderatorja Magjistari nisi ta shtyne që të tregonte të vërtetën duke përsëritur herë pas here që kjo që kishte bërë Reka ishte e turpshme, ‘piktori’ vijoi: E vërteta është thënë dhe është treguar haptazi. Piktura nuk është e imja. U dërgua një pikturë tjetër, me një pamje tjetër. Këtë pikturë e kam marr nga piktori i vërtetë i saj. E gjeta në internet. Piktura në Instagram është Photoshop, bashkë me piktura të tjera.

Edliri u shpreh më tej se i vjen keq që e gjithë kjo situatë ishte bërë kaq e madhe dhe më pas duke dashur t’i japë shpresa vetes tha shprehjen e njohur: Çdo mëkatar e ka një të ardhme dhe çdo shenjtor e ka një të shkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja