Tanimë momenti historik numërohet me orë. Sonte në mbrëmje Nelson Hysa, boksieri i peshave të rënda, mund të bëhet shqiptari i parë i cili fiton një titull të rëndësishëm Botëror në boks, teksa në Duseldorf do të përballet me kampionin Agit Kabayel. Në lojë është titulli ËBC, ndërsa përballë janë dy boksierë të cilët nuk e njohin humbjen në boksin profesionist. Megjithatë gjermani me origjinë kurde konsiderohet super favorit ndaj Nelson Hysës. 44-vjeçari shqiptar thotë se ky është një motivim shtesë.
“Kam më shumë se dy muaj që jam i nënvlerësuar. Më pëlqen kjo ndienjë sepse kur të fitojë gëzimi do të jetë më i madh. Jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi dhe do të flas në ring përmes grushteve,”-u shpreh boksieri Nelson Hysa.
Më herët për Report Tv Nelson Hysa është shprehur se ndjehet me fat që do të garojë në Ditën e Pavarësisë dhe ka premtuar se do t’u dhurojë shqiptarëve diçka të veçantë. Ndonëse kuotohet me pak mundësi për të fituar Nelson Hysa ka 25 fitore nga 25 ndeshje në boksin profesionist. 23 prej tyre kanë ardhur me nokaut. Ndërkohë Kabayel ka 27 fitore në 27 ndeshje, ndërsa 19 janë me nokaut. Ndryshe nga shqiptari Hysa, Kabayel ka përballje me kundërshtarë më të fortë, por nëse 44-vjeçari nga shkodra ia del do të jetë arritja më e madhe për boksin shqiptar.
Moment interesant para ndeshjes ishte përballja ‘face to face’ ku Nelson Hysa dhe Agit Kabayel bënë sëbashku simbolin e shqiponjës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Duseldorfit me kapacitet prej 55 mijë tifozësh, ndërsa në numër të konsiderueshëm janë shqiptarët. Duke qenë se Kabayel-Hysa është main eventi i mbrëmjes pritet që ndeshja të nis rreth orës 23:00.







Komente
Komento