Është e vështirë të dhurosh një
veshkë, thotë shoqja e Selenës

Është e vështirë të dhurosh një<br />veshkë, thotë shoqja e Selenës<br>
selena

 

Selena Gomez dhe Francia Raisa ndajnë një shoqëri të ngushtë që prej shumë kohësh. Ata mund të mos jenë motra gjaku, por e quajnë njëra tjetrën motra. Duket se kjo nuk mbetet vetëm në teori, në postime instagrami apo në netë argëtimi sëbashku. Shoqëria e tyre është kthyer vërtetë në një lidhje gjaku, pasi Saisa, pak muaj më parë, ka dhuruar veshkën e saj në mënyrë që Selenës t’i bëhej transplanti.

 

 

Por çfarë i ka shkaktuar Raisës mungesa e veshkës? Ajo ka vendosur për të hapur zemrën, shkruan cosmopolitan, duke thënë se për të ka qenë një proces shumë i vështirë i cili e ka bërë atë të dalë nga programi aktiv i përditshmërisë së saj.

Francia Raisa thotë:

“Është më vështirë të jesh dhuruesi, sepse ne duhet të heqim dorë nga diçka, nga e cila s’kemi pse heqim dorë. Unë po përpiqesha të merrja veten, ndërsa ajo përfitoi diçka që i nevojitej me domosdoshmëri. Ajo u ngrit dhe u bë më mirë menjëherë, ndërsa unë e pata më të vështirë,” thotë Raisa dhe shton se ka katër shenja nga transplanti.

“Ishte shumë përulëse,” vijon ajo. “Nuk mund të lahesha vetë. Duhet të më ndihmonte dikush, sepse s’mund të lëvizja. Unë jam një njeri shumë, shumë aktiv dhe doktori më tha që s’mund të lëvizja për dy muaj. Për dy muaj s’mund të bëja asgjë aktive. Vetëm të ecja. Ishte shumë e vështirë për mua pasi kam një qen dhe çdo mëngjes, marr kafe dhe shëtis qenin. Ishte pjesa ime e preferuar e ditës dhe s’mund ta bëja. Ishte shumë, shumë e vështirë. “

Në fund, Raisa tha se ajo dhe Selena nuk janë më shoqe, por familje.

“Ndihej keq që po e bëja këtë për të, sepse ne jemi thjesht shoqe. S’isha anëtare e familjes së saj apo diçka e ngjashme, por jam tani. Ajo ka gjakun tim. Donim që të kishim familjet pranë dhe ishte këndshëm sepse tani kam një familje goxha të madhe. Humba gjyshërit e mi kur isha e vogël dhe gjyshërit e saj janë tani gjyshërit e mi. Kam një familje të madhe dhe ka qenë e mrekullueshme.”

gomez

Selena Gomez dhe Francia Raisa

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë