Eshtë gabim, nëse gjesti ndaj Kastriot Islamit, nuk ka qenë politik

Eshtë gabim, nëse gjesti ndaj Kastriot Islamit, nuk ka qenë politik

Kastriot Islami

Nuk jam i sigurt sa politik ka qenë vendimi i çastit i patrullës së policisë, për ta shoqëruar Kastriot Islamin pse sifdon rregullat publike për pandeminë, por gjeste të tilla duhet demos të jenë, jo vetëm politike, por dhe të prezantohen në publik si të tilla nga vet policia. Pra policia duhet ta prezantonte dhe në publik si gjest simbolik ndaj atyre figurave politike që sfidojnë rregullat dhe ligjet për të na rrezikuar të gjithëve.

Pra nëse ka ndonjë problem në shoqërimin e Kastriot Islamit në polici, nuk është fakti që opozita ankohet se është akt politik. Problemi ëhstë se mos nuk e kanë bërë politikisht.

Gjestet ndaj figurave publike në gjithë botën në raport me ligjin janë gjeste politike. Politikanët që refuzojnë zbatimin e ligjit që përbën rrezik publik, ndëshkohen politikisht dhe bëhen shembull për këtë gjë. Biles dhe kur e bëjnë pa dashje. Kur e bëjnë me qëllim si rasti i Islamit, Monikës apo gjithë çetës së idiotëve, që duan të sifdojnë rregullat e pandemisë si lëvizje politike, padiskutim që duhet tu përgjigjesh politikisht. Ndaj policia duhet ta sqaroj këtë pikë. Nës enuk e ka bërë politikisht ka gabuar.

Në muajin Maj,presidenti austriak Alexander van der Bellen vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq. Presidenti i Austrisë e tejkaloi orën 23 duke qëndruar në oborrin e restorantit, edhe pse pronari u detyrua të mbyll restorantin. Policia e ndëshkoi me një gjobë të rënd, që shkonte deri në 30 mijë euro ndërsa Presidenti kërkoi falje , për tu treguar gjithë të tjerëve, që me këtë situatë nuk tolerohet as Presidenti.

E njëjta gjë dhe me figurat publike. Futbollisti i njohur serb i Realit të Madridit, Luka Jovic u ndoq penalisht në Serbi pse festoi ditlindjen në kohë izolimi duke i hapur telashe pa fund. Ka qindra serb në mos mijëra, që e kanë thyer karantinën duke festuar ditlindjen, por shembulli jepet me atë që tentojnë ta bëjnë këtë si frymëzim.

Pamvarësisht  se Kastriot Islami është figurë pa ndonjë vlerë politike për momentin, por fakti që del xhiro me Ilir Metën pa maskë për ti bërë karshillëk publikut, është mjaftueshëm arsye që të dënohet. Edhe për kaq ai meriton të shoqërohet në komisariat dhe të gjobitet, por edhe të thuhet publikisht që ky është një gjest politik ndaj kujtdo që tenton të frymëzoj shkeljen e ligjit.

Diferenca mes gjobës ndaj një qytetari të thjesht që ka harruar maskën, apo nuk do ta vërë, me një politikan që frymëzon mos mbajtjen e maskës, është se ky i fundit është rrezik publik. Ai jo vetëm që duhet shoqëruar e gjobitur, por duhet thënë pa komplekse se goditja ndaj tij është politike, për të edukuar ata që mendojnë se mund të sfidojnë rregullat që përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Fakti që PD dhe gjithë opozita është mobilizuar për të mbrojtur sfidën ndaj rregullave publike, është lëvizje politike kundër rregullave të pandemisë. Presidenti i vendit, është duke krijuar një komitet privat për pandeminë, që të dubloj atë shtetëror dhe të jap direktiva të çartura, siç mund ti jap truri i tij në këto momente. Lulzim Basha vazhdon të thotë pa u ngatërruar që ka një plan me pes pika por nuk po e dëgjojnë, ngaqë dyshojnë se ai nuk di të numuroj deri më pesë. 

Të tjerë bëjnë thirrje për sfidim të regullave të maskës apo detyrimeve të tjera të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve. Kjo është e gjitha politikë. Dhe nuk di si mund ti përgjigjesh një lëvizje politike kundër betejës për të përballuar pandeminë, përvecse me gjeste politike.

Qeveria duhet të dal e ta thotë që Kastrot Islamin dhe gjithë “kaçët” e tjerë, që duan të frymëzojnë thyerjen e rregullave publike për pandeminë, do ti ndaloj dhe ndëshkoj dhe për arsye politike, për ti bërë shembull. Asnjë kompleks në këtë drejtim. Gabimi më i madh do të ishte të thuhet që Kastriot Islamin e ndalëm si qytetar pa maskë. 

Jo! 

Ai duhet ndaluar si politikan që frymëzon mosmbajtjen e maskës. Dhe duhet bërë shembull bashkë me gjithë ata politikan apo njerëz publik, që e bëjnë këtë si sfidë politike. 

Mund të tolerosh ndonjë pensionist në moshë të Islamit pa maskë e ta shqoërosh në shtëpi, mund të sillesh mirë me ndonjë fukara që se ka mendjen tek maska se ka 1000 hale, por këta që kanë vetëm një hall, se si të sfidojnë rregullat e pandemisë, jo vetëm që duhen ndëshkuar rënd, por duhen bërë shembull politik.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 15/11/2020 23:31

    Zbatimi i ligjit dhe rendit publik, nga policia,duhet te jete i barabarte per gjithe qytetaret. Une pershendes korrektesen e policise, edhe ne raport me flliqsiren politike kacarrum spiun islami.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë