Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë.
“Është koha për barazi”, shkruan kryeministri në postim.
Teksa na ndajnë 47 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e grave dhe vajzave që do të kandidojnë, në zgjedhjet parlamentare më 25 prill nga 150 kandidatë, nën siglën Partisë Socialiste.
Më pas ai ka faktuar se 59 gra dhe vajza kandidojnë si përfaqësuese të Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.