'Koha për dialog' Panariti për Report Tv: Tryeza për Zgjedhoren është arritje (VIDEO)

Teksa Shqipëria ka mbushur 100 vjet parlamentarizëm, Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e ka konsideruar parlamentin e sotëm si monist. Në një intervistë për Report Tv, Panaritit është shprehur se situata politike është shumë e rëndë. Megjithatë duke sjellë në mendje Kongresin e Lushnjes, ku politikanët e asaj kohe u bënë bashkë, Panariti ka shtuar se është koha e tryezës dhe dialogut.

"Jemi në një situatë moniste. Sa e rëndë është situata. Vetë zgjedhjet ishin të stigmatizuara. Nëpërmjet dhunës ndaj votuesve. Shqipëria ka tre vite pa gjykatë të Lartë e Kushtetuese. Kemi parlament monist. Votime që prodhuan pushtet lokal me kryetar bashkishë me precedent penal. opozita po bën gati denoncimet e radhës. Ky 100 vjetor kështu na gjen. Kur kërkon të futesh në gjykatën Kushtetuese, nuk mund të bëheshim pjesë. Është një situatë që ka mbaruar. Opozita pati arsye të mirëfillta të digjte mandatet. Opozita nuk përfillej as në komisione dhe as në seancë plenare. Veprimi kishte bazë të argumentuar. Erdhën zinxhirë. Krijimi i këshillit politike. Ndryshime në kodin zgjedhore u bë. Duhet të shikojmë si të zhbllokojmë situatën. Por si do të rikthejmë. Natyrisht që me tryezë dhe dialog. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Edhe në Lushnje u bënë bashkë shkuan. U gjet kurajo për të krijuar institucionet e nevojshme. U fut Shteti në binar. Ta përkujtojmë këtë ngjarje. Por mos t'i lemë gjerat në gjendje të lirë. Nuk është parlament normal. Deputetë që paritet që kanë garuar nuk i njohin. ajo nuk është opozita e vendit pasi është një lojë pa prespektivë. Janë zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje duhen bërë. Situata po bëhet komike. Kjo është një turp. Duhet gjetur forca kurajo për të arritur në kompromis. Kemi ardhur në një moment që duhet ti dorëzohemi sovranit. Të jetë i çliruar nga manipulimi dhe ndërhyrjet në procesin e votimit. Kështu rivendosim sistemin." tha Panariti.

Panariti për sa i përket marrëveshjes mes PD-LSI-PS për Reformën Zgjedhore është shprehur se shpreson të jetë një nisje për zgjidhjen e ngërçit politik. Panaritit është shprehur se LSI vijon të jetë e gatshme për një rishikim tërësor në sistemin e zgjedhjeve.

"Nuk bëhet fjalë për emra të përvetshëm. Ne do ulemi në tryezë. Ne kemi denoncuar të gjithë mekanizmin në organet e reja për të larguar nga politika të personave të implikuar. Tryeza është një arritje. Këto duhet të shkojnë në reformë dhe pse jo për rishikimin e sistemit, ne si LSI jemi të hapur për një rishikim tërësor por do të jetë pjesë e dialogut politik. " tha Panariti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miu haleve: 21/01/2020 13:23

    U komentua u komentu o kumentua o mi wc.

    Përgjigju
  • KOVAÇI ENVERIT: 21/01/2020 13:22

    edmond panariti ish kovaçi enver kriminelit tani na doli për dialog. Deri dje tha me ramën s'ka dialog tani thot dialog. Ky mendon se është në kovaçanen e enverit kur bënte bela për të punuar kllasa puntore e enver byth qirit. O kuje zez çe ka gjet Shqiprin me politikan të soit edmont panariti që na neveriti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat