Është penduar që u fut në zgjedhje me logon e Metës? Berisha: ‘BF’ shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri, bëri bashkë 500 mijë idealistë që nuk shitën votën

Me Ilir Metën në krah, Sali Berisha humbi thellë në zgjedhje, por thotë se nuk është penduar për këtë aleancë. Megjithatë ai pranon se mes të dyve, në këtë zgjedhje më i fituar doli Ilir Meta, që pavarësisht se drejton një forcë politike me më pak peshë se PD, do të ketë më shumë këshilltarë në parlamentet vendor.

Sipas tij, ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri dhe bëri bashkë 500 mijë qytetarë që nuk e shitën votën.

“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dytat. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetin e vendit. U fitua Tirana dhe zgjedhjet, por ky koalicion nëse e shohim në rrafshin e interesit shoqëror të demokracisë, interesit kombëtar është shumë interesant. Në këto zgjedhje Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që emëronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë dhe keqshfrytëzimit, keqpërdorimit të opozitës së emëruar. Por duhet të dini një gjë, se ky akt përbën aktin më antikombëtar e antidemokratik në historinë e një vendi. Koalicioni BF shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri. Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk shitën të drejtën e votimit”, tha Berisha.

Me zgjedhje të humbura përballë Edi Ramës dhe me një revolucion të lënë pezull, Sali Berisha përsëriti këtë të premte një skenar të dëgjuar: rinisjen e protestave të qëndrueshme për të rrëzuar kryeministrin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Do të garosh për kreun e PD? Berisha: Lojërat e Ramës na kanë dëmtuar por kanë dështuar

 

Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të garojë për të marrë postin e kreut të PD në mënyrë ligjore.

“PD është e qartë se ku është. Sa i përket lojërave të Edi Ramës, sigurisht kanë dëmtuar por kanë dështuar. Qëllimet e tyre do të dështojnë”, tha Berisha.

Ora 12:33
Berisha: Fredi Beleri bën mirë që thotë jam grek! Edhe Vangjel Dule është grek krenar, Rama iu vërsul me urrejtje kur e ka pasur në koalicion

 

Sali Berisha ka folur për Fredi Belerin që fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit dhe komenton deklaratat e tij duke thënë se bën mirë që pranon se është grek. Të njëjtën thotë edhe për Vangjel Dulen, për të cilin u shpreh se Rama iu vërsul me urrejtje ndërsa ka bashkëpunuar me të në zgjedhjet e shkuara.

“Që Fredi Beleri thotë jam grek, bën mirë se është grek. Ne jemi vend i lirë dhe cdo njeri duhet të ketë të drejtën të tregojë identitetin e tij kombëtar. Një nga momentet që më ka mbetur në mendje ishte një debat në parlament mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës. U përplasën për një problem, Edi Rama iu vërsul me një urrejtje të papërmbajtur si grek. Unë i thashë ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij, s’mund ta fyesh. Pse ja bëri? E kishte patur kushedi sa herë në koalicion dhe pse ta fyente. Vangjel Dule është grek krenar. Unë i them ji krenar me identitetin tënd. Montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion