Policia e Beratit ka bërë me dije se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore. Ndërsa theksohet se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale
"Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.
![]()
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale"-thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
Berat, gjenden eshtra brenda një qeseje plastike! Dërgohet për ekspertizë në institutin e mjekësisë ligjore, policia: S’kemi të bëjmë me ngjarje kriminale
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)