KORCE - Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin dhe nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territorin e republikës së Shqipërisë gjatë luftës italo-greke të viteve ’40- ’41 ka shkaktuar reagime në qytetin e Korçës.
Qytetarë të shumtë dhe veteran lufte shprehen se pretendimet e shtetit fqinj janë të pabaza.
Ata thonë se kjo marrëveshje mes dy shteteve po rikthen edhe njëherë në vëmendje romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”.
Në rrethin e Korçës, janë përcaktuar rreth 31 koordinata për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në fund të Luftës së Dytë Botërore, konkretisht për 18 zona në komunën Drenovë, në komunën Pojan,Voskop, Pirg, Gorë dhe Liqenas.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com