TIRANE-Ndërsa vijojnë operacionet për të kapur ‘Eskobarin’ e Ballkanit, Policia e Shtetit vë shpërblim për cdo informacion të vlefshëm që mundëson lokalizimin e tij. 

Policia e Shtetit ka vendosur 50 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që jep informacion për arrestimin e të shumëkërkuarit Kelmend Balili.
 
Policia deklaron se ruajtja e anonimatit është e sigurt, ndërsa cdo qytetar që ka informacion të telefonojë në numrin 0694109188.
 
"Policia ofron 50 milion lekë (të vjetra) për informacion për kapjen e Balilit.
 
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të kujtdo qytetari që ka informacion apo ndihmon për kapjen e shtetasit në kërkim Kelmend Balili, shumën prej 50 milion lekësh (të vjetra).
 
Duke garantuar anonimatin, Policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188
 
Bashkë me qytetarët, ndërtojmë një vend më të qetë dhe një Shqipëri më të sigurt
" njofton policia.
 
Emri i Balilit ka qenë kryefjalë e debateve dhe akuzave politike në muajt e fundit mes shumicës dhe opozitës.
 
Ndërsa nesër në orën 12:00 është parashikuar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas kërkesës së Metës për të diskutuar dhe analizuar veprimet dhe mos veprimet për mos arrestimin e Kelmend Balilit.
 
Kelmend Balili cilësohet nga mediat greke si "Eksobari i Ballkanit". Në muajin Dhjetor te vitit 2016, policia e shpalli zyrtarisht në kërkim dhe angazhoi mbi 200 forca policore që krehën zonën e jugut. Kontrolle pati dhe në familjen Balili në Sarandë.
 
Aktualisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve.
 
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka punuar mbi dosjen hetimore të palës greke dhe sipas tyre ka prova të mjaftueshme të cilat lidhin Balilin me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nderkohe Policia e Shtetit vijon kerkimet per kapjen e te shumekerkuarit.

Dy.b/shqiptarja.com