Pas vizitës së zhvilluar dje në Lezhë për rihapjen e shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në Facebook disa fotografi të cilat janë komentuar nga qytetarët.
Rama është i njohur për interaktivitetin me ndjekësit ku shumë shpesh u përgjigjet atyre me batuta, duke iu referuar atij pak informacioni që mundet të marrë nga një emër apo fotografi.
I loguar në Facebook me Boris Escobar, mbiemër që lidhet me një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës një qytetar i ka kërkuar kryeministrit të hapë vende punë dhe të mos i fusë njerëzit në burgje. Rama i është përgjigjur ironikisht duke i thënë se me atë emër e ndjell vetë burgun.
“Edi Rama burrë shteti i ka ba njerëzit për veti… O zoti kryeministër populli s’ka bukë me hangër po hap vende pune. Mos i plas të gjithë nëpër burgje se do e qesin në një mënyrë bukën e gojës të fëmijëve... Na kalbe burgjeve na sakatove ja ke ngjit virusin krejt Europës. E sa për temën s’më intereson...”, shkruante Boris Escobar.
Ndërsa Rama i është kundërpërgjigjur: “Me emrin që mban, e ndjell burgun vetë ti”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Me këtë emër po ndjell burgun">