Eskperti i sigurisë: Në Zubin Potok u përdor eksploziv që prodhohet për ushtrinë

Eksperti i sigurisë në Kosovë Bedri Elezi thotë se institucionet e Kosovës performuan dobët për të parandaluar sulmet në veri të Kosovës, përfshi dhe sulmin më të rëndë të ndodhur më 30 nëntor 2024.

“Dështuan të sigurojnë në kohë reale informacionet. Me fat që kishim krah ndërkombëtarët” tha ai në një intervistë për emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Elezi thotë se eksplozivi që është përdorur në rastin konkret bazuar në policinë e Kosovës prodhohet për ushtrinë dhe është në posedim të ushtrise serbe, me çka dyshohet që forcat speciale të Ushtrisë serbe të kenë furnizuar këtë grup që ka organizuar sulmin në këtë infrastrukturë kritike.

Ndërkohë  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me Kurtin tha se në këtë pikë SHBA-ja nuk është në gjendje të thotë se kush qëndron prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor