Esmeralda Shkjau del përkrah
Dakos: PD-së i dhemb humbja

Esmeralda Shkjau del përkrah<br />Dakos: PD-së i dhemb humbja
Deputetja socialiste e Durrësit, Esmeralda Shkjau ka dalë në mbrojte të kryebashkiakut të këtij qyteti, Vangjush Dako.

Pas akuzave të opozitës se Dako mundësoi lirimin e Lulzim Berishës përmes një garancie për punë, Shkjau thotë se PD-së i dhemb ende humbja e vazhdueshme në këtë qytet. 

“Unë e kuptoj që Partisë Demokratike i dhemb shumë që Bashkia Durrës është në punë të pandalshme për më shumë shërbime për qytetarët e saj dhe për ata të cilët e vizitojnë atë me përshtypjet më të mira të një qyteti në zhvillim të vazhdueshëm! Por kur kauza vdes, merren me ato çështje që kanë lënë plagë në çdo familje shqiptare, që kanë patur çështje në gjykata, duke mos u ofruar drejtësinë, por vetëm përfshirjen kokë e këmbë, liri dhe drejtësi në këmbim të ryshfetit. Akuzat dhe mashtrimet kanë qenë motoja e fushatës së tyre në 2013-tën, dhe mesa duket do jetë dhe motoja e tyre në 2017-tën. Por qytetarët durrësakë, siç e mbështetën Partinë Socialiste në 2013-ën, Kryetarin e Bashkisë në mandatin e tij të tretë në 2015, do vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë dhe në 18 Qershor të vitit të ardhshëm. Votoni Vetting-un. Jepuni qytetarëve të këtij vendi të drejtën e pasjes së një sistemi të lirë në drejtësi”,-shkruan Shkjau në Facebook.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)