"Koncert në kohë pandemie" është varieteja që rikthen në skenën e teatrit "Migjeni" estradën e Shkodrës. Kjo variete me skenar dhe regji të Ismet Drishtit dhe Armir Shkurtit, ka ngjallur interesin e publikut. Me pjesëmarrjen e humoristëve, Besnik Çinari dhe Drande Xhaj, por edhe brezit te ri të aktorëve, shfaqja ishte nje rikthim i humorit aty ku i takon.

"Ngjarja më e madhe është se kemi fituar një trupë të jashtëzakonshme të rinjsh, një grup të rinjsh të mrekullueshëm që do i kishte lakmi cilado trupë në Shqipëri."-tha Drishti.

Ndërsa Drande Xhaj theksoi se është emociuonuar për pritjen që i ka bërë spektatorët këtij grupi.

"Janë të mrekullueshëm sepse shumica prej tyre kanë startuar për herë të parë me një trupë profesioniste."-tha Xhaj.

Ndërsa Rita Gjeka u shpreh: Më duket sikur, të rrijmë në kuadrin e estradës, sikur ta martoj vajzën dhe pastaj nëse vdes s'ka asgjë. Edhe mua në rastin konkret, më duket, e bëra këtë dhe dua të iki, por nuk dua të iki, mos kujtoni.

"Koncert ne kohe pandemie", risolli ne vemendjen e publikut ate çfarë ndodh me shoqërinë shqiptare, ku me batutën e humoristëve shkodranë u vendosën në lojë fenomene dhe sjellje të shoqërisë shqiptare.