Ethet e heqjeve nga puna 
sapo PD mori pushtetin

TIRANE- Raporti i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimet në administratë në muajt e parë të qeverisë “Berisha 1”, zbardh ndryshimet e plota në çdo ministri nga korriku 2005 deri në prill 2006. Lëvizjet kanë prekur si shkarkimet në qendër, ashtu dhe ato në drejtori.

1- Në Ministrinë e Brendshme, janë larguar nga puna 1853 punonjës, me grada të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Arsyetimi ishte rioganizimi strukturor i Policisë së Shtetit.
Të emëruar të rinj brenda kësaj periudhe janë 2124 punonjës, të të gjitha niveleve

2- Në strukturën e Tatimeve janë 416 të larguar nga puna. Këtu përfshihen policë tatimorë, inspektorë tatimorë, personel drejtues dhe personel mbështetës. Në dogana janë shkarkuar 199 doganierë. Prej tyre 114 me shkelje disiplinore. Në administratën doganore nga 1040, numri ka shkuar në 970 punonjës me 70 persona të shkarkuar nga puna.

3- Ministria e Mbrojtjes ka pasur një numër të pakonsiderueshëm të përjashtuarish, pasi nga verifikimet ka rezultuar se të paktën 94% e personelit, ka qenë e punësuar konform rregullave e ligjeve në fuqi.
4-Ministria e Financave, stafi i brendshëm u shkurtua me 27 persona. Ndërsa janë larguar dhe 45 nëpunës të tjerë të agjensive në varësi.

5-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, nga 333 punonjës shkon në 169 vetë me 164 të shkarkuar. Në lidhje me agjensitë në varësi, si AKBN, ALBPETROL, IQT etj., janë shkarkuar 310 persona.
6- Ministria e Drejtësisë duket se ka ndjekur një procedurë më vetë ku kanë ikur 51 vetë. Në dhjetë muajt e parë 14 persona kanë dhënë dorëheqjen, 3 janë larguar me masa disiplinore, 4 janë të larguar me dëshirë, ku përfshihen Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtorë. Ndërsa 4 janë larguar me urdhër të ministrit, 2 punonjës mbeshtetës janë larguar si dhe 2 shoferë. Po ashtu janë shkarkuar 22 rregjistrues në zona të ndryshme të vendit.
7-Ministria e Integrimit shënon 26 të larguar.

Ndër ta 6 persona kanë dhënë dorëheqjen, për 7 shënohet suprimim i vendit të punës, largohen 6 shoferë dhe 1 roje. Ndërsa 6 janë larguar me urdhër.
8-Ministria e Turizmit dhe Sporteve, shënon 9 vetë në listën e pritjes, një pjese (shifra nuk është bërë publike) iu suprimohet vendi i punës. Ndërkohë hapen direk 18 vende të reja. Nuk jepet informacion për drejtoritë në varësi.

9- Ministria e Mjedisit shënon 28 shkarkime. Ndër ta 5 të larguar nga posti i përgjegjësve të banesave. Agjensia rajonale e mjedisit liron 8 drejtues me arsyetimin e rezultatave të dobëta. Në sektorin e peshkimit lirohen 15 inspektorë.

10- Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ikin 18 vetë. Nga ta 5 janë larguar me dëshirë duke dhënë dorëheqje, gjithsej kishte 122 punonjës. Janë larguar një pjesë me dorëheqje nje pjesë me shkarkim si dhe 13 drejtorët e drejtorive rajonale të Arsimit.

11- Ministria e Shëndetësisë shënon 29 shkarime. Në vitin 2005 kishte gjithsej 67 punonjës, ndërsa 2006 numri shkon në 55 punonjës. Në 10 muaj janë 12 persona të larguar nga puna. Nga stafinpolitik, nga 111 vetë numri shkon në 94, 17 më pak. Në shërbimin shëndetësor janë emëruar 23 drejtues të rinj, dhe 42 punonjës. Drejtorët e shëndetit publik, një pjesë u shkakuan dhe një pjesë dhanë dorëheqjen.

12- Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionin nga 241 që ishte në 2005, shkon në 159 në vitin 2006. Numërohen 98 persona të shkarkuar ngë puna. 73 prej të cilëve me status të Nëpunësit Civil. Largohen 20 drejtorë, të drejtorive në varësi, si ujësjellës kanalizime, ndërtim urbanistikë etj.

13- Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta, numëron 30 të shkarkuar nga puna, nga 112 numri shkon në 82 punonjës.
14 – Ministria e Bujqësisë regjistron 50 vetë të larguar nga puna, nga 170 vetë, numri i punonjësve reduktohet në 120. Nga drejtoritë në varësi largohen nga puna 113 persona.
15- Ministria e Punëve të jashtme, nuk jepet shifra në lidhje me të larguarit, por publikohet shifra prej 8 personash që janë nxjerr në listë pritje dhe thuhet se janë emëruar 56 persona. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)   

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zjarret në Los Anxhelos, shkon në 10 bilanci i viktimave! Flakët dalin jashtë kontrollit, rrugë dhe lagje të tëra të shkatërruara

SHBA/ Zjarret në Los Anxhelos, shkon në 10 bilanci i viktimave! Flakët dalin jashtë kontrollit, rrugë dhe lagje të tëra të shkatërruara