Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin i akuzuar për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe “magazinim i mallrave që paguajnë akcizë”. Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve nga SPAK për AKSHI-n.
Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj, kur hetuesit e BKH shkuan në banesën e Agasit zbuluan një kantinë me verë dhe sipas procedurës ata njoftuan Drejtorinë e Doganave për shkak se vera ishte kontrabantë. Koleksioni i verërave ishte shumë i shtrenjtë, shishe duke filluar që nga viti 1922. Organi i akuzës ka dyshime se përmes kantinës dhe koleksionit të verërave mund të ketë edhe elementë për pastrim parash.
Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës.
Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin, kanë konstatuar se produktet nuk ishin në kantinë.
Lajmi në përditësim...
Komente












edi rama kerkon arsyen pse prokuroret kerkojne arrestimin e ballukut,, pergjigjen ja u jep rasti agasi, qe kta po i le jashte prishin provat si ne kete rast. kjo eshte ngjarje e tmerrshme sepse tregon qe strukturat shteterore nuk funksionojne
Përgjigju