Etika ‘harron’ çështjen e trukimit Bylis-Tirana, kreu i komisionit: S’ka ende datë për seancën e radhës

Më 2 korrik populli futbolldashës do të tronditej nga ndeshja e Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana e përfunduar me rezultatin 2-1, por që pjesë e parë u mbyll 0-1 në favor të kampionëve të Shqipërisë.

Lehtësia me të cilën klubi mallakastriot përmbysi rezultatin, zgjoi pas shumë kohësh dyshimet për tolerim, në një kohë kur Tirana gëzonte një superformë dhe fitonte prej 11 ndeshjesh radhazi. Në këtë rast FSHF fillimisht nuk qëndroi duarkryq, por nisi një hetim nëpërmjet Komisionit të Etikës.

Për çështjen Komisioni mori edhe një relacion nga UEFA, ndërkohë që u zhvilluan dy senca me dëshmitë e secilës palë. Mirëpo me 22 korrik u thirr një tjetër seancë, e cila dështoi, pasi nuk kishte korum. Që prej asaj ditë kjo çështje është sfumuar dhe askush nuk kujtohet për të, qoftë edhe në komisionin e Etikës.

‘Report Tv’ kontaktoi me kryetarin e komisionit, Fatmir Brakën, i cili deklaroi se ‘ende nuk ka një datë për mbledhjen e radhës. Sipas të gjitha gjasave kjo është një çështje e cila do të mbyllet pa vendim, por më etike do të kishte qenë që klubet të shpallen të pafajshme, ndërsa kështu hijet e errëta do të vijojnë të rrethojnë futbollin shqiptar.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)