Ish-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Miço Papadhopulli në një intervistë për Shqiptarja. com analizon ngjarjet e fundit në kampionatin shqiptar të futbollit në lidhje me akuzat për trukimin e 3 ndeshjeve të javës së 19-të të Superiores, përkatësisht Flamurtari-Teuta, Laçi- Partizani dhe Vllaznia- Kukësi. Papadhopulli shprehet se të vërtetosh nëse një ndeshje është e trukuar është shumë e vështirë dhe se akuzat e fundit e dëmtojnë futbollin shqiptar. “Kam dëgjuar ditët e fundit për akuzat e ngritura për disa ekipe që mund të kenë trukuar ndeshjet, por që të vërtetohet një gjë e tillë është shumë e vështirë, pasi nevojitet një hetim i thelluar nga organet kompetente. Por deri në momentin që nuk është vërtetuar asgjë, çdo akuzë e dëmton rëndë imazhin e futbollit shqiptar. Prandaj mendoj se nuk duhet që të akuzojmë pa pasur fakte dhe pa folur organet e drejtësisë” shprehet ishkreu i FSHF, aktualishtPresident nderi i qeverisë së futbollit shqiptar.
Hetimi i Etikes
Anëtari i Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, Adriatik Braçe pas mbeldhjes së parë sqaron në një prononcim për gazetën Shqiptarja. com procedurën që do të ndiqet në hetimin e rasteve që dyshohen se ka trukime. Fillimisht Braçe kujton se mbledhja e ditë së hënë nuk ka qenë me rastin e akuzave për javën e 19-të. “Mbledhja e ditës së hënë ka qenë e përcaktuar më parë dhe jo vetëm për të nisur hetimet për ndeshjet që dyshohet se janë trukuar” shprehet ai. Ndërsa përsa i përket hetimet thekson se “pasi u njohëm me materialet në mbledhjen e ardhshme do të analizojmë gjithcka me detaje. Fillimisht do të marrim në pyetje gjyqtarët e ndeshjes, delegatin dhe vëzhguesin nëse kanë vërejtur ose jo dicka të dyshimtë. Ndërsa pas gjyqtarëve do të merren në pyetje anëtarët e ekipeve. Ne si i Etikës kemi nisur hetimin në anën sportive, ndërsa prokuroria po heton në aspektin penal” deklaroi ai.
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com