Etnografia e trevave shqiptare
ekspozohet në Muzeun Kombëta

Etnografia e trevave shqiptare <br />ekspozohet në Muzeun Kombëta
TIRANE - Ekspozita etnografike “Veshje të trevave shqiptare” është hapur sot në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo eskpozitë u çel sonte nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi.

Gjatë përshëndetjes së tij tha se në këtë 100-vjetor jemi përpjekur të sjellim para jush kostumet popullore më të spikatura të trashëgimisë sonë kulturore. Në listën e rreth 50 kostumeve popullore, janë përfshirë të gjitha trevat shqiptare, kostume popullore të Kukësit, Tropojës, Pukës, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Librazhdit, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Dibrës, Gollobordës, Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Beratit, Gramshit, Gjirokastrës, Sarandës, Vlorës, Fierit, Lushnjës si dhe veshjet nga krahinat shqiptare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe nga Kosova.

Ndërsa kuratorja e kësaj ekspozite Znj. Afërdita Onuzi tha se veshjet janë origjinale dhe i përkasin krahinave të ndryshme, sipas mjedisit etnokulturor, kryesisht janë veshje që i përkasin fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX.
“Përmes modës së veshjeve ne kuptojmë më shumë për këto krahina, gjendjen ekonomike dhe kulturore të këtyre zonave, etj”, tha Znj. Onuzi.

Ekspozita u shoqërua me katalog të veshjeve të ekspozuara dhe pjesë unikale më të spikatura të kostumeve tradicionale shqiptare. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur nga data 7 deri në 28 Nëntor.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi