Etrit Berisha paralajmëron Kosovën: Kësaj radhe nuk ka festë

Etrit Berisha paralajmëron Kosovën: Kësaj radhe nuk ka festë

Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Etrit Berisha gjatë konferencës për shtyp

Etrit Berisha, portieri dhe njëkohësisht kapiteni i përfaqësueses shqiptare, ka paralajmëruar Kosovën se në ndeshjen e radhës, kuqezinjtë do të provonin të fitonin dhe se sfida e vitit 2015 ishte harruar tashmë.

Për sfidën e kaluar me Kosovën - Herën e kaluar ishte një ndeshje shumë e bukur, por megjithatë ishte në rrethana më ndryshe, vinim nga kualifikimi, deshëm të bënim festë dhe ashtu ndodhi. Tani jemi duke u përgatitur për Europianin, për kualifikimet dhe duhet ta shohim si lojë që të na shërbejë për vazhdimin e rrugëtimit tonë.

Për atmosferën në Kombëtare - Me siguri në Kombëtare vijmë me dashuri dhe gjithmonë mendojmë që po kontribuojmë për Kombëtaren. Për ne për të gjithë është ndjenjë shumë e mirë që jemi këtu, edhe pse është fundi i kampionatit, jemi në moment të mirë dhe duam ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të jemi sa më mirë këto dy ndeshje që të arrijmë atë që duam, të përforcohemi si ekip.

Si i ka parë paraqitjet e fundit të Strakoshës - Me Tomin flas shpesh, nuk e kisha parë ndeshjen me Interin se isha në udhëtim dhe në fund e pashë rezultatin dhe disa sekuenca ku Tomas nuk kishte ç’të bënte më shumë. Zakonisht ne portierët zhgënjehemi më shumë kur bëhen gabime dhe në futboll ndodh. Por edhe pse kanë humbur një ndeshje, nuk është fundi i botës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja