Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurovision 2018’ ju ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm gjithë fansave të tij. Këngëtari ka njoftuar të gjithë fansat të bëjnë kujdes, pasi dikush tjetër po përdor emrin e tij për të përfituar para.
Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është real. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!”-ka shkruar këngëtari.
Eugent Bushpepa
Eugent Bushpepa fitoi zemrat e shqiptarëve anembanë botës me këngën e tij ‘Mall’ në ‘Eurovision’, ku u rendit në vendin e 11.
(Postimi i Eugent Bushpepës në Facebook)