Eugjen Merlika: Gjyshi im
Mustafa Kruja nuk ishte tradhta
Në periudhën e tij më të përfolur, atë të kryeministrisë, do të vija në dukje krijimin e Shqipërisë etnike, me të gjitha pasojat e saj në sendërtimin e ëndrrës së shqiptarëvet por edhe shpëtimin e hebrenjve, një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë.
Kjo foshnje në fotografi, ka vendosur të mbrojë deri në frymën e fundit gjyshin e tij që e mban në krahë. Foshnja quhet Eugjen. Gjyshi i tij është Mustafa Merlika Kruja, një prej personazheve më të sulmuar në kohën e diktaturës, e më të debatuar në ditët e sotme mes historianëve.
Këta të fundit, një pjesë e mirë e akuzojnë për tradhëti e bashkëpunim me pushtuesin. Bëhet fjalë për periudhën kur ai qe kryeministër, në vitin 1942. Pikërisht për këtë periudhë, nipi i tij na sjell sot argumente e fakte që dëshmojnë të kundërtën, "ai nuk e tradhëtoi dhe nuk punoi në dëm të vendit të pij. Ai dëshmoi zellin e tij prej patrioti në dy çështje të rëndësishme, punoi për ëndrrën shekullore të shqiptarëve bashkimin kombëtare, duke projektuar Shqipërinë etnike, dhe punoi fort në mbrojtjen e hebrejve, një nga faqet më të ndritura të historisë së shqiptarëve".
Këto janë vetëm dy argumente, vetëm një pjesë e vogël e një interviste të gjatë me Eugjen Merlikën, intervistë që siç thotë ai është e para që jep për shtypin mbi këtë çështje në më shumë se 20 vjet të shtypit pluralist shqiptar. Biseda me të zbulon shumë anë të panjohura të familjes Kruja, si jetuan të ndarë, si përjetuan internimet, burgosjet, si u përball Eugjen Merlika me dy modele që i ofruan për gjyshin e tij, një model në shkollë që e njolloste e një model në shtëpi e në rrethe miqsh që rrëfenin për patriotin Mustafa Kruja.
Ndër të tjera në këtë rrëfim, me interes janë dorëshkrimet e shumta që la Mustafa Kruja dhe puna që është bërë me ta për ti botuar e sjellë në duart e lexuesve, por edhe një letër e Ernest Koliqit, e cila zbulon dëshpërimin e tyre që gjithë forca mendore e morale e shkrirë në dobi të popullit, u harrua në terr... Letra është sjellë e plotë në një prej përgjigjeve të Eugjen Merlikës.
Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 21 dhjetor 2012(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35