EULEX-i me shef të ri, Misionit në Kosovë i zgjatet mandati deri në qershor 2025

EULEX-i me shef të ri, Misionit në Kosovë i zgjatet mandati deri në qershor 2025

Giovanni Pietro Barbano

Këshilli i BE-së emëroi sot një shef të ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX. Giovanni Pietro Barbano do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark.

BE-ja njofton se Barbano është me gradë Gjeneral Major në kuadër të Karabinierëve italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.

Mandati i tij si Shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Vendimi për të emëruar Barbanon u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin Politik dhe Siguri (KPS).

Për më tepër, Këshilli së fundi e zgjati mandatin e misionit deri më 14 qershor 2025 dhe në përputhje me rishikimin e fundit strategjik të EULEX-it në Kosovë, vendosi që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, misioni do të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës, duke zhvilluar kapacitetet e tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimit në çështjet penale.

EULEX Kosova filloi në vitin 2008 si misioni më i madh civil në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian.

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është të ndihmojë autoritetet e Kosovës në krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit, me fokus në fushën e policisë, gjyqësorit dhe doganave dhe përmes shtyllave të monitorimit dhe operacioneve.

Sipas mandatit aktual të EULEX-it, misioni ndërmerr aktivitete monitoruese dhe ka funksione të kufizuara ekzekutive, duke përfshirë si reagues të nivelit të dytë të sigurisë.

EULEX-i vazhdon të mbështesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës. Misioni punon në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Rtk

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë