Ëmbëlsira daneze në kuzhinën e Znj. Tefta

Ëmbëlsira daneze në kuzhinën e Znj. Tefta
Të ftuarit në rubrikën “Të gatuajmë me zonjën Tefta” nuk mungojnë asnjëherë në emisionin e përditshëm Rreze Dielli në televizionin A1 Report.



Këtë herë pjesë e rubrikës është bërë bashkëshortja e zëvendës ambasadorit të Danimarkës në Shqipëri, znj. Hanni Gredsted.



Përmes një bisede të këndshme dhe të thjesht zonja Gredsted ka përgatitur për shikuesit dy nga ëmbëlsirat më të dashura në Danimarkë si “Biskota me arrë kokosi” dhe “Kek me dardha dhe arra”.



Sipas saj klima ka kushtet atmosferike në Shqipëri janë më të favorshmet për shkak të ngrohtësisë që ofron dielli.



Së bashku me zonjën Gredsted ka qenë e ftuar edhe studentja Arbenita Omura, e cila realizonte përkthimin në dy gjuhët.



Znj. Hanni u shpreh se gatuante gjithmonë dhe se i pëlqente mjaft ky aktivitet.



Edhe këtë herë kjo rubrikë e emisionit “Rreze Dielli” dhuroi disa çaste mjaft të këndshme të shoqëruara edhe me receta të shijshme.


Biskota me arrë kokosi dhe vezë

Arrë kokosi 100 gr

Çokollatë fondente

Sheqer 100 gr

Vezë 3 të bardha




Kek me dardhë dhe arra

Miell 205gr

Vezë dy kokrra

Sheqer 200 gr

Arra 150 gr

Limon 1 kokërr

Dardha 2 kokrra

Vitam 125 gr

Kos me vanilje






(xh.k/shqiptarja.com)

3/8
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!