Ëndrrat realitet për Beatrix Ramosaj

Ëndrrat realitet për Beatrix Ramosaj
Është vetëm 18 vjeç dhe është një nga këngëtaret e reja të talentuara në tregun muzikor shqiptar. E në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur ajo vjen nga një familje artistësh. Beatrix Ramosaj është mbesa tjetër e këngëtares së njohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj, që mesa duket po ecën në gjurmët e saj. Studion për kanto në Liceun Artistik” Jordan Misja”, por shprehet se muzika ka lindur bashkë me të. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, bukuroshja që mban emrin e mbretershës së Hollandës, thotë se në prill do të jetë gati klipi i këngës së saj, Dreams come true”, (Ëndrrat bëhen realitet) si dhe një bashkëpunim me dy kushërirat e saj, këngëtaret e njohura Anxhelina dhe Argjentina Ramosaj. Beatrix flet edhe për planet e saj si në muzikë ashtu edhe në shkollë. Ajo do të nxjerrë së shpejti një këngë të re me tezen e saj këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, ndërsa shton se dëshiron të ndjekë studimet e larta për aktrim, në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Beatrix, kur ka qënë lidhja juaj e parë me muzikën?

Muzika ka qënë gjithmonë pjesë e jetës sime. Prindërit më kanë thënë që kam kënduar që në moshë fare të vogël. (qesh)

Keni marr pjesë në Festivalin e Këngës Magjike si jeni ndierë?

Ka qenë një periudhë mjaft e ngarkuar emocionalisht, por jam ndjerë vërtet shumë mirë.

Është e lehtë të futesh në tregun muzikor shqiptar?


Normalishit që nuk është dhe aq e lehtë, por unë kam qënë shumë me fat sepse kam tezen dhe kushërirat këngëtare, të cilat më kanë ndihmuar shumë. Pa harruar të përmend mamin tim që po të mos ishte ajo, unë nuk do isha sot këtu. E kam zemër!

Keni ndonjë projekt të afërt muzikor?


Projekti më i afërt është realizimi i videoklipit të këngës “Dreams Come True” , një produksion i kompozitorit Enis Presheva. Kënga është në dy versione anglisht dhe shqip. Tekstin shqip e ka shkruajtur Big Basta ndërsa atë anglisht e ka shkruajtur një artiste amerikane, që quhet Ja’Shayla.

Kush ka qënë klipi juaj i parë?


Videoklipi im i parë ka qënë “Let Me Love You” i realizuar nga stafi i Max Production, kam provuar emocione të mëdha, ndjesia ishte e papërshkrueshme.

Kush ju frymëzon në muzikën tuaj?


Ajo që më frymëzon është këngëtarja Lana Del Rey dhe DRAKE.

Do të merrni pjesë në Top Fest?


Këtë vit nuk do të marr pjesë, por shpresoj të marr pjesë vitin tjetër.

Vazhdoni studimet në Liceun artistik për kanto . Mendoni se keni sukses, për faktin që studioni për muzikë?


Po, unë vazhdoj Liceun Artistik për Kanto. Aktualisht jam në vitin e 3-të dhe kam zgjedhur këtë degë pasi është ajo ç’ka dua vërtetë. Eshte sukses i madh për mua që punojë me mësuesen më të mirë të kantos Alma Strazimirin.

Sa ju ka ndihmuar tezja juaj Albërie Hadërgjonaj në karrierën tuaj?


Jam shumë me fat që kam një teze te mrekullueshme si Albërie Hadërgjonaj. Mbështetja dhe prania e saj më ka ndihmuar jashtëmase në këtë fushë. Gjej rastin dhe e falënderoj shumë.

Keni menduar të bëni një këngë me të?


Po e kemi menduar . (qesh)

Po me kushërirat tuaja Anxhelinën dhe Argjentina Ramosaj?


Jemi duke punuar për një këngë shumë të bukur. Ju premtojmë që do ju pëlqej shumë.

Sa e ndiqni karrierën e kushërirave tuaja?


Sigurisht që e ndjek, në gjithçka e bëjmë bashkë.

E ndiqni shembullin e tyre, apo preferoni të jeni unike?


Pse jo, ato janë shumë të mira, por përpiqem që gjithmonë të jem vetvetja.

Cilin nga artistët shqiptar vlerësoni më shumë?


Ka shumë që i vlerësoj dhe s’mund të them emra.

Me kë nga artistët shoqëroheni më tepër?


Me të gjithë kam marrëdhenie shumë të mira. Mund të veçoj Xhensila Myrtezajn, e kam mike shumë të mirë.

Keni të një këngëtar të huaj të preferuar?


Drake është këngëtari im i preferuar, e adhuroj aq shumë sa nuk mund ta imagjinoni
dot.

Beatrix ju jeni shumë simpatike, ka arritur ndonjë të godas zemrën tuaj?


Jo akoma, nuk hyn në planet e mia për momentin.

Si është një ditë e juaja e zakonshme?


Si çdo gjimnaziste tjetër, zgjohem herët në mëngjes, bëhem gati për shkollë, pas shkollës kaloj pak kohë me shoqërinë time dhe me vëllanë tim Albanin, pastaj vij në shtëpi e ndihmoj mamin. Mbasdite shkoj në aerobi pak a shumë kjo është dita ime.

Pas përfundimit të Liceut, për çfarë do ti ndiqni studimet e larta?


Nuk e di jam akoma në dilemë, por kam shumë dëshirë ta vazhdoj shkollën e lartë për aktrim.

Si ju duket jeta në Tiranë, meqënëse keni jetuar për shumë kohë shtetit?


Në fillim e kam pasur pak vështire portani jam ambientuar mjaft mirë. (qesh)

E frekuentoni jetën e natës?


Nuk e frekuentojë shumë. Dal vetëm kur ka ndonjë festë të rëndësishme.

Jeni e re në botën e muzikës por a keni dëgjuar thashetheme që ju ka bezdisur ?


Normalisht të jesh këngëtare thashethemet do jenë gjithmonë prezente. Në fillim nuk I prisja shumë mirë, por tani jam mësuar, nuk e vras shumë mendjen.

Kush merret me lukun tuaj?


Në përgjithësi idetë i krijojë në shumicën e rasteve vet, por ka raste që bashkëpunoj edhe me stilist të ndryshëm.

(xh.k/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike