Është shënuesi më i mirë në Australi, Berisha mund të kthehet në kombëtare

Është shënuesi më i mirë në Australi, Berisha mund të kthehet në kombëtare
Sulmuesi kosovar Besart Berisha mund të kthehet në kombëtaren e Shqipërisë. Përzgjedhësi i "kuqezinjve", italiani Gianni de Biasi, planifikon që të ftojë sulmuesin e skuadrës australiane Brisbane Roar për ndeshjet eliminatore për botërorin "Brazili 2014".

Kjo është bërë e ditur nga burime jozyrtare brenda Federatës Shqiptare të Futbollit. Berisha 26-vjeçar, ka impresionuar De Biasin që ka vendosur t'i krijojë atij një vend në ekipin kombëtar. Berisha mund të ftohet që në muajin maj, nëse FSHF-ja arrin të rregullojë ndonjë takim miqësor.

Kosovari Berisha po shkëlqen në Australi. Ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe i ligës me 17 gola të realizuar në 23 ndeshje.

"Nëse nuk ka ndeshje në maj, Berisha do të ftohet patjetër për eliminatoret që nisin në shtator, natyrisht nëse ruan këtë formë. De Biasi e ka pëlqyer shumë dhe kërkon ta ketë në grumbullime. Ai është i vetëdijshëm që futbollisti do të duhej të bënte një udhëtim shumë të gjatë nga Australia, por në rastet kur ka dy ndeshje radhazi dhe grumbullimi zgjat 10 ditë, udhëtimi nuk do të ndikojë në performancën e lojtarit", ka thënë burimi brenda FSHF-së

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump