/ATSH/ -Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar përpara ndeshjes së 4 shtatorit në Kopenhagen mes Danimarkës dhe Shqipërisë, e vlefshme për eleminatoret e Europianit 2016, se i ka porositur lojtarët e kombëtares shqiptare që mos të jenë euforikë, të mos jenë nën presion, por as të mos e mbivlerësojnë Danimarkën.
Në një prononcim për mediat, Duka tha se, "Danimarka është një kundërshtar për t'u respektuar dhe nuk do të thoja as i fortë e as i dobët. Nuk duhet të jemi euforikë, por as nën presion. Presioni është për ata, ndaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë për të marrë një rezultat pozitiv, ku unë përfshij edhe një barazim, sepse Danimarka është një kundërshtar direkt për vendin e dytë. Nuk e uroj kurrë që të marrim një rezultat negativ në Danimarkë, por për ne rruga është e hapur, sepse vazhdojmë të luajmë më tej me Portugalinë, Serbinë, Armeninë dhe deri në sekondat e fundit do të jemi pretendentë për të qenë në Francë".
Presidenti i FSHF-së theksoi më tej se, "kam folur me të gjithë skuadrën dhe do të flas përsëri, por do t'u bëj me dije lojtarëve se këtu nuk ka vend për eufori, as për mbivlerësim të danezëve. Besoj se, mbi të gjitha, është një ndeshje psikologjike. Na është dukur një mision i pamundur që kur u hodh shorti që të mendonim për pozita të tilla, ku gjendemi aktualisht. Kjo tregon se ky ekip ka grintë, kurajo dhe është dinjitoz për të bërë gjithçka. Nëse do të bëjmë të njëjtat gjëra si deri tani, e shikoj Shqipërinë në "Francë 2016"".
/Shqiptarja.com